LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Inflacioni në Maqedoni është 50% më i lartë se ai në Eurozonë

OBRM-PDUKM: Inflacioni në Maqedoni është 50% më i lartë se ai në Eurozonë

Inflacioni në Maqedoni është 50% më i lartë se ai në Eurozonë, akuzojnë sot nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga atje thonë se sipas shifrave të ESHS-së dhe Eurostat-it tregojnë se kryeministri “Kovaçevski gënjen kur thotë se inflacioni është i importuar”.

“Në BE është 4.3%, në Maqedoni në të njëjtën periudhë 6.6%, pra inflacion 50% më i lartë. Atë që populli mund ta blejë me 500 denarë para se të vinte LSD në pushtet, tani nuk mundet as me 1.000 denarë. Çmimet janë vazhdimisht në rritje, ndërsa pagat jo vetëm që nuk janë të njëjta, por edhe janë në rënie”, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.


Sipas të dhënave zyrtare, inflacioni në shtator 2023 ra në 6.6 për qind. Kjo është norma më e ulët e inflacionit në 20 muaj, pasi norma, e nxitur nga lufta në Ukrainë, kriza energjetike dhe ndërprerjet me furnizimin, arriti kulmin në 19.8 për qind në tetorin e vitit të kaluar.

Në gusht 2023, çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, në total, janë më të ulëta në nivel mujor me 0,6 për qind, ndërsa në nivel vjetor me 1,2 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Lajme
Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën

Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën

Lajme
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Lajme
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Lajme
Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet

Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia të hiqet

Lajme
Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor

Vujanoviq: Paqja dhe stabiliteti i rajonit të sigurohet nga vet shtetet e Ballkanit Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori