Në Radushë të Istogut ka filluar të mbahet “Kampi Pyjor i Kosovës 2023” i cili do të zgjasë prej datës 9 deri më 13 tetor 2023.
Ky kamp është organizuar nga bashkëpunimi i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me Organizatën për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO) në kuadër të programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve” dhe ka për qëllim përmirësimin e jetës në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë.
Ky program po zbatohet FAO dhe bashkëfinancohet nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe Zyra e BE në Kosovë.
Kampi Pyjor është krijuar si një mundësi e jashtëzakonshme për të shpalosur dhe demonstruar tema dhe praktika të mira të cilat mundësojnë rritjen e njohurive për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Kosovë, si dhe njohjen me vlerat ekologjike dhe ekonomike të pyjeve që janë tejet të rëndësishme për vendin dhe për komunitetet vendore në veçanti.
Ceremonia e hapjes së këtij kampi u shënua me fjalime nga përfaqësuesit organizatave ndërkombëtare, siç janë: Oliever Boudart, Udhëheqës i seksionit për bujqësi dhe mjedis në Zyrën për Bashkëpunim të BE-së në Prishtinë, Henrik Riby, Udhëheqës për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Prishtinë, përfaqësues të FAO-s, Naser Krasniqi dhe Shiroma Sathyapala, Tahir Ahmeti, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Menderes Ibra, Drejtor në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, Astrit Hajzeraj, përfaqësues i Komunës së Istogut, etj.
Gjatë fjalimeve të pjesëmarrësve u theksua rëndësia e promovimit të vlerave pyjore dhe kontributit të tyre për mjedisin dhe shoqërinë Kosovare, si dhe nevojën për vendosjen e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të këtyre burimeve të dobishme të natyrës.
Kampi pyjor në ditët në vazhdim do të vendoset në Pejë fidanishten pyjore, ndërsa të enjten dhe të premten në Junik ku do të trajtohen temat e shëndetit të pyjeve, me theks në pyjet e gështenjës. Këtu, ekspertët e FAO-s do të prezantojnë dhe demonstrojnë masat laboratorike dhe silvikulturore që duhet ndërmarr ndaj kancerit të gështenjës.
Në kampin pyjor të Kosovës po marrin pjesë rreth 80 pjesëmarrës, përshirë ekspertë të pyjeve nga FAO me përvojë vendore dhe ndërkombëtare, përfaqësues të institucioneve për menaxhimin dhe ruajtjen e pyjeve, të rinj dhe pronarë të pyjeve private nga Istogu, Juniku Kosovë dhe Tropoja Shqipëri, pjesëtarë të organizatave vendore, shoqatave të grave dhe komunitete të zonës së Radushës, student dhe profesorë të Universitetit të Prizrenit e dashamirë të pyjeve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje