LAJMI I FUNDIT:

Emigracion dhe pak martesa, mbi 6 mijë e 500 familje më pak në Shqipëri se në vitin 2022

Emigracion dhe pak martesa, mbi 6 mijë e 500 familje më pak në Shqipëri se në vitin 2022

Si popullsia edhe familja shqiptare po rrudhet ndjeshëm. Një prej shkaqeve kryesore mbetet emigracioni.

Mbi 6 mijë e 500 familje më pak janë regjistruar nga Instituti i statistikave për 2022 duke e zbritur numrin e familjeve në 758 mijë e 973.

Lehtësimi i procedurave të punësimit sipas sociologëve është faktori kryesor që po tërheq tashmë familjet shqiptare jashtë vendit, numri i të cilave në 5 vitet e fundit regjistron vetëm rënie.


“Sapo u krijohet një infrastrukturë e përshtatshme tërheqin gjithë familjen. Të rinjtë dhe të rejat hezitojnë të krijojnë familjen këtu dhe nëse marrin vendimin për të emigruar duan që këtë hap ta hedhin jashtë dhe jo këtu”, deklaroi socialogia Entela Binjaku.

Por nuk është vetëm emigracioni. Këtë fenomen po e ndikon fort edhe ndryshimi i konceptit të martesës.

Në listën e prioriteteve ky është i fundit. Ata janë më të përqendruar tek krijimi i një ekonomie më te mirë.

“Në breza të tërë jemi edukuar me modelin shkollohesh, martohesh e lind fëmijë, sot të rinjtë nuk mendojnë këtë gjë. Por përkundrazi mendojnë si të shkollohen më shumë, të krijojnë një bazë ekonomike më të mirë, si të avancojnë profesionalisht”, shprehet Binjaku.

Në 2022 rreth 32 mijë shqiptarë kërkuan azil jashtë vendit. Emigracion, më pak dëshirë për martesë dhe ndjeshëm më pak bebe që vijnë në jetë. Në 2022 numri i lindjeve ra në 24 mijë e 700 bebe, trend që po vijon edhe për këtë vit./A2 Cnn

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori