LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet furnizimi me ujë në Zonën e Rahovecit, Prizrenit dhe disa fshatra të Gjakovës

Ndërpritet furnizimi me ujë në Zonën e Rahovecit, Prizrenit dhe disa fshatra të Gjakovës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se nga ora 22:00 do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë, për arsye të punimeve të paraqitura si pasojë e defektit të ndodhur në gypin Ø800 në fshatin Bishtazhin.

Sipas njoftimit, zonat të cilat do atakohen nga kjo ndërprerje e furnizimit janë; degëzimi Dol, Lipovec, Rogovë po ashtu e gjithë Njësia e Rahovecit dhe e Lumëbardhit të Prizrenit.


“Për shkak të kompleksitetit të intervenimit nuk mund të parashikojmë orën e saktë të rikthimit të furnizimit gjatë ditës së nesërme”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/