LAJMI I FUNDIT:

Kurti në lansimin e fushatës “Të Gëzoheni me Fëmijë”: Kush ka vajza botën ka

Kurti në lansimin e fushatës “Të Gëzoheni me Fëmijë”: Kush ka vajza botën ka

Këtë të mërkurë është bërë lansimi i fushatës “Të Gëzoheni me Fëmijë”, e udhëhequr nga UNFPA në partneritet me IPKO Foundation, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë.

Nga organizatorët u tha se fushata ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me çështjen sensitive të abortit selektiv në Kosovë dhe ndërlidhjen e saj me qasjen e pabarabartë të vajzave në edukim. E gjithë kjo sipas tyre, bëhet me qëllim të ndërmarrjes së nismave sa më efektive për ta adresuar këtë shqetësim.


Të pranishmëve në lansimin e kësaj fushate iu drejtua me një video-mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se vajza është dhurata më e çmuar.

Ai përmendi edhe shprehjen “kush ka vajza botën ka”.

“I duhet shtëpisë një djalë është një shprehje që ende e dëgjojmë në shoqërinë tonë. Dukuria që prish raportin natyror të lindjeve nuk duhet që të ketë vend më në Kosovë. Vajza jonë është dhurata më e çmuar për mua dhe Ritën. T’i themi jo praktikës dhe preferencës për djalë sepse kush ka vajzën botën ka”, u shpreh kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Rohde e Guerot te vila romake në Klinë: Shumë vende arkeologjike ende nuk janë eksploruar

Lajme
Dreshaj: Qeveria aktuale mashtroi pensionistët, i shndërroi në lypsarë

Dreshaj: Qeveria aktuale mashtroi pensionistët, i shndërroi në lypsarë

Lajme
Kalo në kategori