LAJMI I FUNDIT:

Christian Eriksen tregon dy problemet kryesore të Manchester United pas fillimit të tmerrshëm të sezonit

Christian Eriksen tregon dy problemet kryesore të Manchester United pas fillimit të tmerrshëm të sezonit

Christian Eriksen ka vënë në dukje dy probleme kryesore që sipas tij po e mundojnë Manchester United këtë sezon.

United ka pasur një start të dobët të sezonit duke u pozicionuar në vendin e dhjetë në tabelën e klasifikimit në Ligën Premier.


Ata ende nuk kanë marrë pikë në Ligën e Kampionëve duke humbur dy ndeshjet e para ndaj Bayern Munich dhe Galatasaray.

Scott McTominay u bë ‘hero’ i tyre në fundjavë me dy golat e tij në minutat e fundit për të mposhtur Brentfordin 2-1.

Ten Hag tregon se kush mund ta nxjerrë Man United nga kriza që e ka kapluar
Lexo po ashtu Ten Hag tregon se kush mund ta nxjerrë Man United nga kriza që e ka kapluar

United do të shpresojë të vazhdojë me fitore kur të kthehen nga pushimi me kombëtare kundër Sheffield United më 21 tetor.

Eriksen beson se rekordi i lëndimeve të United është një nga shkaqet e startit të dobët të klubit dhe tjetra është se ata kanë pranuar shumë gola.

I pyetur për startin e sezonit me United, ai deklaroi: “Mendoj se duhet ta pyesni trajnerin se çfarë mendon. Ne jemi goditur rëndë nga lëndimet në mbrojtje. Thjesht kemi pranuar shumë gola”.

“Jam sëmurë pak javën e kaluar, por tani jam mirë. Nuk kam asgjë. Trupi im ndihet mirë dhe sigurisht që dua të luaj çdo ndeshje, por nëse i keni parë vetë ndeshjet e fundit, mund të shihni se Ten Hag luan me lojtar pak më të ndryshëm se unë”, shtoi Eriksen.

Danezi padyshim që do mundohet t’i shfrytëzojë në maksimum minutat që merr me Danimarkën, në mënyrë që të kthehet në “Old Trafford” në formë optimale dhe ta bind trajnerin që t’ia besoj pozitën e startuesit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori