LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i ri i KFOR-it: Detyrën po e marr në një periudhë të ndjeshme në të cilën po kalon Kosova

Komandanti i ri i KFOR-it: Detyrën po e marr në një periudhë të ndjeshme në të cilën po kalon Kosova

Në Prishtinë është mbajtur ceremonia e emërimit të komandantit të 28-të  të Misionit të NATO-s në Kosovë, (KFOR).

Komandanti i deritanishëm, gjeneralmajori i ushtrisë italiane Agenlo Michele Ristuccia, ia ka dorëzuar komandën gjeneralmajorit turk, Ozkan Ulutas.


Gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutas në fjalën e tij të parë pasi mori detyrën e re, u shpreh se ndjehet i nderuar që do të nis këtë rrugëtim si komandant i ri i KFOR-it në Kosovë.

“Si komandanti i parë turk që mori përsipër këtë mision, e kuptoj rëndësinë e përgjegjësisë që kam marrë përsipër. Do të doja të shfrytëzoj rastin për të shprehur mirënjohjen time për autoritetet kombëtare dhe të NATO-s, të cilët më besuan këtë detyrë”, ka deklaruar Ulutas.

Kush është Ozkan Ulutas, komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë?
Lexo po ashtu Kush është Ozkan Ulutas, komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë?

Ozkan Ulutaş u shpreh se po merr komandën në një periudhë të ndjeshme në të cilën po kalon Kosova, për çka u zotua se do të punojë me vendosmëri.

“Përveç ndjenjave të larta dhe të fuqishme që krijojnë te individët të cilëve u janë besuar detyrat e rëndësishme, ato sjellin me vete edhe përgjegjësi të mëdha. Duke qenë i vetëdijshëm për përgjegjësinë e vendosur mbi supet e mia në këtë periudhë të ndjeshme nëpër të cilën po kalon Kosova, po e marr komandën me vendosmërinë për të bërë të gjitha përpjekjet dhe përvojën time për të siguruar që kjo njësi e shquar të shërbejë me sukses në të ardhmen siç ka bërë në të kaluarën”, theksoi gjeneral Ulutaş. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali

Lajme
Kosova pret bashkatdhetarët, nga sot polica kufitare do të jetë falas

Kosova pret bashkatdhetarët, nga sot polica kufitare do të jetë falas

Lajme
Ngrohtë dhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për javën e parë të korrikut

Ngrohtë dhe shkarkime rrufesh, parashikimi i motit për javën e parë të korrikut

Lajme

"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it

Politikë
Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Hapet për qarkullim autostrada Thumanë-Kashar, flet Rama

Lajme
Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Kurti shkruan për zbulimin e rëndësishëm arkeologjik në Kalanë e Vuçakut

Lajme
Kalo në kategori