LAJMI I FUNDIT:

Bora Zemani dhe Donald Veshaj shkëlqejnë në krahët e njëri-tjetrit gjatë premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”

Bora Zemani dhe Donald Veshaj shkëlqejnë në krahët e njëri-tjetrit gjatë premierës së filmit “Në kuadër të dashurisë”

Mbrëmë (e hënë) u dha premierë filmi “Në kuadër të dashurisë”, ku yjet e filmit dhe emra të njohur parakaluan në tapetin e kuq në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Në mesin e të famshmëve që morën pjesë ishin edhe çifti Bora Zemani dhe Donald Veshaj.

Dyshja e njohur dukeshin më elegant se kurrë teksa u shfaqën dorë për dore, ndërsa ishin të shoqëruar edhe nga vëllai i Donaldit, Romeo.


Foto: Top Channel

Për këtë mbrëmje, prezantuesja zgjodhi një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë dhe dekolte të mbyllur ndërsa kishte një të çarë anësore.

Për të kompletuar dukjen bukuroshja zeshkane mbante një çantë të zezë me rrip ari dhe këpucë gjithashtu të zeza me taka.

Flokët e gjata i la të lira mbi supe, ndërsa kishte edhe një makijazh më të theksuar për daljen.

Foto: Top Channel

Ndërkohë, Donaldi ishte gjithashtu teje elegant veshur me një kostum komplet të zi sipër një këmishë të bardhë.

Dea Michelit i dalin të brendshmet aksidentalisht teksa po parakalonte në tapetin e kuq të premierës së filmit "Në kuadër të dashurisë"
Lexo po ashtu Dea Michelit i dalin të brendshmet aksidentalisht teksa po parakalonte në tapetin e kuq të premierës së filmit "Në kuadër të dashurisë"
Foto: Instagram

Ndërsa, ngjashëm dukej edhe Romeo që pozoi bashkë me çiftin në tapetin e kuq.

Theksojmë që emra të tjerë që morën pjesë ishin: Luiz Ejlli, Kiara Tito, Olta Gixhari, Dea Michel, Sara Hoxha, Jori Delli e shumë të tjerë. /Telegrafi/

Foto: Bora Zemani/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Ansel Elgort akuzohet për sulm seksual ndaj 17 vjeçares

Ansel Elgort akuzohet për sulm seksual ndaj 17 vjeçares

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Magazina
Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Magazina
Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Vinicius shkakton zhurmë në rrjet për shkak të një veprimi ndaj volejbollistes turke: Ajo është 16 vjeçe, a je i çmendur?

Magazina
Pep Guardiola bën një udhëtim të fshehtë në Barcelonë në përpjekje për të shpëtuar martesën me Cristina

Pep Guardiola bën një udhëtim të fshehtë në Barcelonë në përpjekje për të shpëtuar martesën me Cristina

Magazina
Kalo në kategori