Deputeti ukrainas, Oleksandr Merezhko, duke folur në Këshillin e Evropës për sulmin terrorist të Serbisë në Kosovë, ka thënë se ia kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë.
Gjatë një diskutimi në Asamblenë Parlamentare, ka shtuar se përmes Beogradit, Rusia po tenton të nisë një luftë tjetër në Ballkan.
“Situata në Kosovë është vërtet shqetësuese dhe më kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë në vitin 2014. Stili i përfshirjes duket i njohur, sikur dikush po vepron sipas modeleve të sjelljes së Putinit. Nuk e përjashtoj mundësinë që Rusia me ndihmën e përfaqësuesve të saj në Ballkan, po përpiqet të provokojë një luftë të re ballkanike për të larguar vëmendjen nga pushtimi në Ukrainë”, u shpreh Merezhko.
Më tej theksoi se Serbia e ka përdorur si mjet politik çështjen e komunitetit serb në Kosovë për të nisur diçka më të madhe.
“Çdo shtet ballkanik, duke përfshirë edhe ata të krijuar si rezultat i një gjenocidi të kryer kundër tyre, meritojnë të jenë të pavarur dhe të lirë nga ndërhyrjet e jashtme. Disa shtete në Ballkan duhet të ndalojnë përdorimin e pakicave kombëtare në shtetet fqinje si një mjet politik kundër sovranitetit të atyre shteteve”, ka deklaruar ai në KiE.
Për t’u bërë Serbia anëtare e Bashkimit Evropian, Merezhko tha se duhet plotësuar disa kushte.
“Besoj se Serbia mund të bëhet anëtare e BE-së vetëm nëse shkëputet nga e kaluara e saj, do ta njohë Kosovën de-jure dhe do t’i bashkohet BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusi”, u shpreh ai.
Merezhko, thotë se nuk beson se Vuçiq ka ndonjë iluzion për mundësinë e vendosjes së kontrollit mbi Kosovën.
“Mua më duket si një lojë politike. Vuçiq po përdor çështjen e njohjes së Kosovës si levë në këtë lojë”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje