Robert F. Kennedy Jr edhe zyrtarisht ka njoftuar sot se do të kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara si kandidat i pavarur.
“Jam këtu që të shpallem si kandidat i pavarur për president të SHBA-ve”, tha Kennedy nën duartrokitje dhe brohorima në tubim në Philadelphia, transmeton Telegrafi.
Duke folur për sistemin dy-partiakë, Kennedy “goditi” Bidenin dhe Trumpin, për të cilët parasheh se do të nominohen nga partitë e tyre.
Kennedy ka vërejtur se shumica e amerikanëve besojnë që BNiden është “shumë i moshuar” për të kandiduar. Madje shtoi se Trump po ballafaqohet me disa shkelje ligjore.
Para se ta bënte publike kandidaturën e tij, Kennedy falënderoi gruan dhe fëmijët, shtabin e tij zgjedhor dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij.
Ky 69-vjeçar i cili më parë kishte kandiduar për nominim nga demokratët për garën presidenciale është personi i vetëm që kishte sfiduar Joe Bidenin në nominim.
Kennedy nuk është kandidati i vetëm që në zgjedhjet presidenciale në SHBA po lufton si kandidat i pavarur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251