Në vitin 2019 investimet shqiptare në Kosovë ishin 15.2 milionë euro, një vit më vonë 2020, investimet kanë shkuar në 39.8 milionë euro, kurse në 2021, vlera e tyre ishte 50.4 milionë euro dhe në vitin e kaluar 79.7 milionë euro.
Investimet nga Shqipëria në Kosovë nga viti 2019 deri në vitin 2022 kanë shënuar rritje me 136.5 për qind.
Kështu ka thënë kryeministri, Albin Kurti, teksa ka marrë pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare me titull “Sfidat dhe Perspektiva e Bashkëpunimit Ekonomik Kosovë- Shqipëri dhe Rajon” të organizuar në Prishtinë.
“Të shprehur në vlera (në vitin 2019 kishim 15.2 milionë investime; një vit më vonë 2020 – 39.8 milionë; 2021 – 50.4 milionë dhe në vitin e kaluar 2022, 79.7 milionë euro). Dëshirë e Kosovës është që këto investime të rriten, dhe që shteti ynë të jetë sa më mikpritës për biznesin, kapitalin e konsumatorin që vjen nga Shqipëria”.
Ai ka shtuar se kjo konferencë është nga më të natyrshmet dhe më të rëndësishmet, andaj edhe “jemi të qartë që një bashkëpunim i këtillë është një përcaktues për gjendjen e marrëdhënieve mes shteteve tona por edhe të marrëdhënieve në mbarë rajonin e Ballkanit tonë”.
Duke folur për raportet dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ai është shprehur se gjerë më tani janë nënshkruar përgjatë viteve gjithsej 184 marrëveshje, protokolle e memorandume.
“Ndër marrëveshjet e nënshkruara mes palëve, veçoi ai, një vend të rëndësishëm zënë marrëveshjet me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën ekonomike të qytetarëve, bizneseve por edhe më gjerë, teksa përmendi marrëveshjet që kanë gjetur zbatim dhe që kanë rezultate”.
Kurti u ka uruar suksese punimeve të kësaj konference dhe me sa më shumë efekte në planin konkret të integrimit të përbashkët të të dyja vendeve.
“Unë ju falënderoj shumë për mikpritjen e vëmendjen dhe ju përgëzoj për këtë iniciativë kaq me vend, siç është ky aktivitet që mbledh mendje, ide, studime, kërkime e mendime me vlerë për të kontribuar edhe me kritika e propozime në një rrafsh kaq prioritar për të gjithë ne, siç është ekonomia”.
Ditë më parë, Banka Qendrore e Kosovës ka bërë të ditur se deri në fund të korrikut investimet direkte kapin vlerën e 443.3 milionë euro. Sipas BQK-së, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, këtë vit investimet direkte kanë shënuar rritje për 20 milionë euro.
“Investimet direkte në Kosovë deri në fund të korrikut 2023 ishin për 20 milionë euro më të larta dhe shënuan vlerën 443.3 milionë euro, krahasuar me 423.2 milionë euro që ishin deri në fund të korrikut 2022, përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën e 121 milionë eurove, ku një vit më parë ishin 89.3 milionë euro”.
Qeveritë shqiptare të Kosovës dhe Shqipërisë janë mbledhur disa herë vitet e fundit me qëllim për të lehtësuar tregtinë mes dy vendeve dhe shtuar shkëmbimet tregtare.
Kosova është nga të paktat shtete, me të cilat Shqipëria ka bilanc tregtar pozitiv, d.m.th. që eksportet janë më të larta sesa importet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje