Tetori Rozë – Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
Prof.dr. Emine Devolli Disha
Radio-onkologe & ultrasoniste
Tel. 044 193 445
Kanceri i gjirit është problem global shëndetësor, jo vetëm për shkak të përmasave epidemike të sëmundjes, por edhe për shkak se pasojat e saja prekin të gjitha segmentet e shoqërisë. Muaji tetor është muaji ndërkombëtar i luftës kundër kancerit të gjirit, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e femrave dhe shoqërisë për kërcënimin e kësaj sëmundje vdekjeprurëse, për mundësinë e parandalimit nëpërmjet diagnostikimit të hershëm dhe mjekimit.
Kanceri i gjirit është një ndër karcinomat më të shpeshta te gratë dhe shkaktari i dytë i vdekjes nga kanceri. Ajo përben 32% të të gjitha malignomave dhe është përgjegjës për 15% të vdekjeve. Çdo e 8 grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit dhe rreziku rritet me moshë. Incidenca është e ulët në moshën 20 vjeçare, rritet mbi moshën 30 e sidomos 40 vjeçare. Rritje më të madhe kemi mbi moshën 50 vjeçare, ku mbi 75% të grave të diagnostikuara me kancer të gjirit janë mbi moshën 50 vjeçare. Kanceri i gjirit mund të prek edhe meshkujt në raport 1:100.
Duke qenë se nuk ka asnjë mënyrë për të parandaluar sëmundjen, qëllimi i vetëm është zbulimi i saj në fazën fillestare. Kur tumori zbulohet në kohë (madhësia deri në 1 cm), është i shërueshëm në 98% të rasteve. Përveç madhësisë së tumorit, për prognozën e sëmundjes janë të rëndësishme edhe lloji i kancerit, shkalla e malinjitetit (gradusi), shtrirja në nyjet limfatike të nënsqetullës, statusi hormonal dhe statusi HER-2. Të gjithë parametrat e përmendur janë të rëndësishëm edhe për llojin e trajtimit.
Çfarë e shkakton kancerin e gjirit?
Shkaku i saktë i kancerit të gjirit është i panjohur, por janë identifikuar disa faktorë rreziku për zhvillimin e sëmundjes.
Faktorët e rrezikut që mund të ndikojnë në paraqitjen e kancerit të gjirit janë:
• Menarha para moshës 12 vjeçare, menopauza pas moshës 50 vjeçare,
• Gratë që nuk kanë lindur, lindja e parë pas moshës 30-35 vjeçare,
• Gratë me ndërrime fibrocistike të gjinjëve me hiperpalazi epiteliale dhe qeliza atipike si dhe me papillomatosis multiple janë më të rrezikuar nga kanceri I gjirit,
• Gratë që janë mjekuar nga kanceri i njërit gji, janë më të rrezikuar të sëmurën nga kanceri në organet tjera si dhe në gjirin tjetër,
• Gratë me anamnezë familjare pozitive, pra me kancer të gjirit në familjen e ngushtë (nëna, motra, gjyshja, tezja) janë më të rrezikuara; rreziku rritet nëse ai i afërm është diagnostikuar me kancer të gjirit para menopauzës,
• Ndërrimet në gjenin BRCA 1 dhe BRCA 2 e rrisin rrezikun për kancerin e gjirit.
• Rrezatimi jonizues ka ndikim të dëmshëm nëse është bërë në periudhën e zhvillimit të gjinjve,
• Gratë në menopauzë që marrin terapi plotësuese hormonale janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit,
• Jo ushqyerja me gji,
• Përdorimi afatgjatë i pijeve alkoolike, dy ose me shumë gota në ditë,
• Obeziteti, konsumimi i duhanit, pasiviteti fizik e tjera.
Simptomat e kancerit të gjirit
Duhet cekur se kanceri i gjirit në stadin e hershëm nuk ka simptome. Si simptom i kancerit të gjirit është:
• Nodusi që nuk shkakton dhimbje. Varësisht prej stadit të sëmundjes mund të jetë i lëvizshëm në stadet e hershme ose i fiksuar për muskujt pektoral ose lëkurë,
• Tërheqja e mamillës (thithit) brenda kjo ndodh kur kanceri është i lokalizuar në regjionin prapa saj,
• Sekrecioni me ngjyrë të kuqe nga mamilla, edhepse në 50% të rasteve mund shkaktohet si pasojë e ndërrimeve beninje intraduktale papillomave,
• Ndryshime në pamjen e mamillës (thithit) si skuqje, qarje,
• Kokërr në nënsqetull,
• Skuqja, ënjtja e gjirit ku lëkura e gjirit merr dukjen si lëvorja e portokallit.
Diagnostikimi i kancerit të gjirit
Gjiri i takon organeve që lehtë mund të kontrollohet që ka rëndësi për diagnostikimin e shpejt dhe të suksesshëm. Këtu bëjnë pjesë:
• Vetëkontrolli i gjinjve,
• Ekzaminimi klinik.
Prej metodave imazherike:
• Ultrazëri,
• Mamografia,
• Rrezonanca magnetike,
• Citodiagnostika, core biopsia dhe biopsia.
Vetëkontrolli i gjinjve duhet të bëhet një herë në muaj pas ciklit menstrual, kjo shprehi nevojitet të përsëritet tërë jetën, poashtu gratë në menopauzë vetëkontrollin e gjinjve duhet ta bëjnë një herë në muaj.
Gjatë vetëkontrollit duhet qëndruar para pasqyrës me duar të lëshuar poshtë, duke i ngritur ngadalë mbi kokë, duke përqendruar vëmendjen në ndryshimin e formës dhe madhësisë së gjirit, në kokërrzat, në rrudhjen e lëkurës, në retrakcionin e mamillës, në shtrydhje të mamillës a rrjedh lëng me ngjyrë të bardh, të verdhë, kafe apo të kuqe.
Vetëkontrolli duhet të bëhet në pozitë të shtrirë dhe në këmbë gjatë dushit.
Mamografia
Është ende metoda më e zakonshme e ekzaminimit e cila nuk është e dëmshme, sepse pajisjet e gjeneratës së re lëshojnë rrezatim minimal. Mamografia mund të zbulojë tumoret që nuk janë klinikisht të prekshëm, sidomos mikrokalcifikatet që janë shenjë e hershme e kancerit të gjirit.
Është e rëndësishme të theksohet se jo të gjitha tumoret ekzistuese mund të shfaqen në mamografi (gjetjet false negative janë deri në 30%).
Ultrazëri
Një metodë po aq e vlefshme sa mamografia, sepse mund të dallojë një cist nga një tumor solid, si dhe disa kancere mund të dallohen vetëm me ultrazë. Ultrazëri është metodë themelore diagnostike te mosha e re ku parenkima gjëndërore është më e dendur te shtatzënat, te gratë në fazën e laktacionit, te gratë që marrin terapi plotësuese hormonale.
Ultrazëri ka rëndësi për ekzaminimin e gjëndrave limfatike të regjionit të nënsqetullës, të regjionit supra dhe infraklavikular se mund t’i dallojë gjëndrat limfatike metastatike nga gjëndrat limfatike normale. Ultrazëri ka rëndësi për ekzaminimin e muskujve pektoral ku mund të vërehet thellësia e infiltrimit të muskulit pektoral dhe strukturave tjera që ka rëndësi për planifikimin e intervenimit kirurgjik.
Rezonanca magnetike
Nuk është një ekzaminim rutinë i zakonshëm, mund të përdoret në rrethana të caktuara, si te pacientët me një histori familjare të kancerit të gjirit, me mutacione në gjenin BRCA1 dhe BRCA 2, me implante të gjirit, kancer lobular, nëse ekziston dyshimi për tumore multicentrike ose nëse rezultatet e teknikave tjera imazherike nuk japin rezultat përfundimtar.
Rezonanca magnetike përdoret gjithashtu për të parë nëse një tumor i është përgjigjur trajtimit dhe për të planifikuar terapi të mëtejshme.
Biopsia
Është metoda më e sigurt dhe më e saktë e vënies së diagnozës së kancerit të gjirit. Biopsia e tumorit jep informacion rreth llojit të kancerit të gjirit dhe ndihmon në planifikimin e trajtimit.
PROGRAMI PËR ZBULIMIN E HERSHËM TË KANCERIT TË GJIRIT
1. Gratë pa kancer gjiri në familjen e ngushtë
Në moshën 20-35 vjeç duhet të bëjnë:
• Ekzaminimin klinik dhe ultrazërin – çdo 1-2 vjet
• Vetëkontroll të gjinjve – një herë në muaj
Në moshën 35-40 vjeç:
• Ekzaminimin klinik dhe ultrazërin – një herë në vit
• Mamografinë e gjinjve, e ashtuquajtura mamografi bazike
• Vetëkontroll të gjinjve – një herë në muaj
Në moshën mbi 40 vjeç:
• Ekzaminimin klinik dhe ultrazërin – një herë në vit
• Mamografinë – çdo dy vjet
• Vetëkontroll të gjinjve – një herë në muaj
2. Gratë me kancer gjiri në familjen e ngushtë
• Ekzaminimin klinik dhe ultrazërin – një herë në vit
• Mamografia e parë në moshën 35 vjeçare, më pas çdo vit
• Vetëkontroll të gjinjve – një herë në muaj
3. Gratë me kancer të gjirit të trajtuar
• Ekzaminimin klinik dhe ultrazërin – dy herë në vit
• Mamografi – një herë në vit
• Vetëkontroll i gjirit një herë në muaj
Metodat për trajtimin e kancerit të gjirit
Varësisht nga stadi i sëmundjes trajtimi bëhet me:
• Intervenim kirurgjik,
• Kimioterapi,
• Radioterapi,
• Hormonoterapi,
• Terapi të synuar(cakut) dhe
• Trajtim paliativ.
Kirurgjia
Dy llojet e operacioneve për kancerin e gjirit janë operacioni kursyes i gjirit, në të cilin kirurgu heq tumorin, por e ruan gjirin dhe mastektomia kur hiqet i gjithë gjiri. Nëse nyjet limfatike të nënsqetullës duken se nuk janë prekur nga kanceri në testet e imazherike, atëherë duhet të kryhet një teknikë e quajtur biopsi e nyjeve limfatike sentinel. Kjo identifikon nyjen limfatike më të afërt, nëse në atë nyje nuk zbulohen qeliza kanceroze, atëherë nuk hiqet asnjë nyje tjetër limfatike, por nëse kanceri gjendet në atë nyje limfatike, duhet të hiqen më shumë nyje limfatike pra bëhet diseksioni axillar.
Pacientëve që i nënshtrohen mastektomisë, zakonisht duhet t’u ofrohet rindërtim i menjëhershëm ose i vonuar i gjirit, përveç në rastin e kancerit inflamator të gjirit.
Radioterapia
Radioterapia është trajtim me rrezatimin jonizues, i cili dëmton acidin dezoksiribonukleinik (ADN-në) të qelizave kancerogjene, duke shkaktuar vdekjen e tyre. Radioterapia zakonisht bëhet pas operacioneve kursyese të gjirit pra te ruajtja e gjirit dhe mund të bëhet edhe pas mastektomisë. Te pacientët me sëmundje të avancuar radioterapia mund të aplikohet pas trajtimit sistemit. Radioterapia poashtu aplikohet te pacientët me metastaza në kocka për të trajtuar simptomat e dhimbjes si dhe te metastazat në tru për të përmirësuar cilësinë e jetës të pacientëve.
Terapia sistemike
Ekzistojnë disa lloje të terapisë sistemike me të cilat mund të mjekohen pacientët me kancer te gjirit, varësisht nga lloji dhe faza e sëmundjes:
Kimioterapia
Kimioterapia shkatërron qelizat kancerogjene dhe përdoret për të trajtuar kanceret negative të trefishta, HER2 pozitive dhe luminale B. Kimioterapia zakonisht jepet çdo 1–3 javë si infuzione intravenoze. Disa pacientëve mund t’u ofrohet edhe kimioterapi shtesë orale pas përfundimit të kimioterapisë standarde intravenoze.
Terapia endokrine
Terapia endokrine synon të zvogëlojë efektet e estrogjenit në kancerin e gjirit estrogjen pozitiv. Ky është lloji më i rëndësishëm i trajtimit sistemik për tumoret estrogjen pozitiv, të quajtur edhe tumore të varura nga hormonet.
Terapia e synuar (cakut)
Terapitë e synuara janë ilaçe që bllokojnë rrugët specifike të sinjalizimit në qelizat kancerogjene që i inkurajojnë ato të rriten.
Trajtimi paliativ
Trajtimi paliativ përfshin menaxhimin e simptomave të kancerit dhe efektet anësore të terapisë. Pacientët me metastaza në kocka duhet të trajtohen me ilaçe si bifosfonate në kombinim me shtesat e kalciumit dhe vitaminës D. Këta agjentë forcojnë kockën duke zvogëluar dhimbjen e kockave dhe rrezikun e frakturave patologjike.
Sa shpesh duhet të bëhet përcjellja e pacienteve të mjekuar?
Pasi të ketë mbaruar trajtimi, kontrollet duhet të bëhen çdo 3-4 muaj në 2 vitet e para, çdo 6-8 muaj nga vitet 3-5 dhe një herë në vit pas kësaj.
Si bëhet parandalimi nga kanceri i gjirit?
Parandalimi bëhet me kontrolle të rregullta, me një dietë të shëndetshme, ushtrime të rregullta, mbajtje të peshës normale të trupit, mospirje të duhanit, moskonsumim të alkoolit, kontrollim të stresit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A