LAJMI I FUNDIT:

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri: Na mbështesni të përdorim të drejtën e vetëmbrojtjes

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri: Na mbështesni të përdorim të drejtën e vetëmbrojtjes

Izraeli është kthyer në një lajm botëror, pas nisjes së sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit. E gjithë politika shqiptare reagoi një ditë më parë, duke dënuar me forcë këto sulme të befasishme.

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, në një intervistë ekskluzive për topchannel, tregon me detaje gjithçka çfarë po ndodh në vendin e saj. Ajo i jep përgjigje një sërë pyetjeve, duke mos nguruar të flasë edhe për rolin e Shërbimit Sekret Izraelit në këtë ngjarje, sikurse ka edhe një kërkesë specifike drejtuar qeverisë shqiptare.

Shkëlqesi ambasadore. Fillimisht ngushëllime për jetët e humbura nga ky sulm në vendin tuaj. Tashmë Hamas ka marrë përgjegjësinë, por a ka aktorë të tjerë të përfshirë?


Ambasadorja Galit Peleg: Më lejoni t’ju them që në fillim se ndryshe nga sulmet e tjera terroriste, këtë herë Izraeli është në luftë.

Si i keni parë qëndrimet e udhëheqësve të Shqipërisë duke e dënuar këtë sulm?

Ambasadorja Galit Peleg: Kjo është një mundësi e mirë për të falënderuar udhëheqjen shqiptare, pasi ishin ndër të parët të dënonin publikisht terrorizmin e Hamasit.

Ne pamë qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, të presidentit dhe ministrave. Unë kam marrë shumë telefonata me mesazhe mbështetëse për popullin e Izraelit, jo vetëm nga qeveria por edhe opozita.

Më vjen mirë që për këtë çështje nuk ka debat mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri. Faleminderit për këtë mbështetje të fortë. Çfarë ne presim si ndihmë prej qeverisë shqiptare është vijimi mbështetjes së Izraelit në të drejtën për tu vetëmbrojtur.

Kur Izraeli të veprojë për këtë duhet të na jepni mbështetje në mënyrë për ta vënë Hamasin atje ku meriton të jetë./TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta

Drejtësi
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë

Lajme
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Kalo në kategori