Është shënuar dita e fundit e Panairit të librit për fëmijë në Prishtinë, organizim ky i cili pritet të bëhet tradicional.
Për katër ditë me radhë fëmijët në qendër të kryeqytetit kanë pasur mundësinë të informohen për libra të ndryshëm si dhe të blejnë libra me çmime më të volitshme.
Panairi është organizuar nga Libraria Dukagjini dhe organizata Etea, me mbështetje të Komunës së Prishtinës.
Përveç shitjes së librave, aty janë ofruar edhe aktivitete të ndryshme për fëmijë. Ndërsa, për fëmijët që kanë blerë libra, ka pasur edhe shpërblime.
Aulon Kaqiu nga organizata ”Etea” tha se qëllimi i këtij panairi është që fëmijët të shohin libra të ndryshëm si dhe të shtohet interesimi për lexim.
“… Sot është dita e fundit. Qëllimi është me i nxit fëmijët me lexu libra dhe për të bërë aktivitete për fëmijë. Libra ka mjaftueshëm… këtu bëhen joga çdo ditë, joga për fëmijë dhe argëtim për fëmijët, ndërkaq, sot përfundon (panairi)”, tha Kaqiu.
Ndërsa, Alda Muhaxheri nga “Libraria Dukagjini” tha se interesimi i fëmijëve për libra është shumë i madh, derisa shtoi se librat po shiten me çmime më të ulëta.
“Panairi ka katër ditë që ka filluar, edhe interesimi është shumë i madh sidomos prej fëmijëve. Ka pas aktivitete të shumta, të gjitha janë mundësuar nga organizata ‘Etea’. Nga ne janë organizuar disa evente tjera. Prej fëmijëve ka tepër interesim në çdo libër, më së shumti ka interesim për librat me ngjyrosje, çmimet janë nga më të ndryshmet. Jemi munduar të mos kemi çmime të larta…”, tha ajo.
Esmera Mera e cila kishte dalë të blejë libra për mbesën e saj tha se fëmijët duhet të edukohen duke lexuar libra.
“Ishin lojërat në edukatën fizike dhe tani ia mora një libër, mbesa është 4-vjeçare. Nëse ne duam të edukojmë nipat dhe mbesat duhet të këtë panaire të shpeshta, është në të mirën e shtetit, kur i kemi fëmijët e edukuar edhe shteti është i edukuar”, tha ajo.
Edhe prindi Sabedin Hasani u shpreh se përpos panaireve për fëmijët duhet të zhvillohen edhe shumë aktivitete të tjera.
“Panairi është nxitje për fëmijët dhe është argëtim…Panairi është shumë i mirëseardhur, duhet të ketë më shpesh…”, tha ai.
Ndërsa nxënësi Endi Nikolla tha se po kërkon librin e tij të preferuar për ta blerë në panair.
“Jam Endi Nikolla, në klasën e tretë në shkollën ‘Don Bosko’ edhe jam duke kërkuar një libër qe e ka emrin Ditari i Grekut”, tha ai.
E Nori, nxënës në klasën e katërt, tregoi se panairi po i pëlqen shumë.
“Emrin e kam Nori, i kam tetë vjet, jam në klasën e katërt në shkollën ‘American School of Kosova’, e kam marrë librin ‘Ditari i Tregut’ edhe i kam krejt librat, edhe shumë e dua”, tha ai.
Ndërsa nxënësi Gent Hajdari tha se panairi ka mjaftueshëm libra. “Po, ka shumë libra, jam në klasën e katërt”, tha ai. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje