LAJMI I FUNDIT:

Skoda do të miratojë modelin e agjencisë së shitjeve direkte në Evropë vitin e ardhshëm

Skoda do të miratojë modelin e agjencisë së shitjeve direkte në Evropë vitin e ardhshëm

Skoda ka vendosur të miratojë një model agjencie të shitjeve direkte në Evropë, duke ndjekur hapat e kompanive si Stellantis dhe Mercedes-Benz që bëjnë lëvizje të ngjashme.

Kuptohet që Skoda së pari do të prezantojë modelin e ri të shitjeve në vitin 2024 me SUV-në e ardhshme Elroq përpara se ta zgjerojë atë në të gjithë gamën e saj për të përfshirë veturat elektrike, si dhe klientët privatë dhe të flotës.

Programi i ri do të shohë shitësit të shesin vetura në emër të prodhuesit dhe tregtarët mund të presin të bëjnë kthime të ngjashme me ato që bëjnë aktualisht, raporton Car Scoops, përcjell Telegrafi.


Ndërsa ende nuk dihet se në cilat vende do të prezantohet fillimisht modeli i ri i shitjes, Auto News raporton se rreziku i inventarit dhe kostoja e rifinancimit të veturave të reja do të transferohen te Skoda. Ndërkohë, tregtarët do të vazhdojnë të paguajnë për personelin dhe ndërtesat.

“Kompensimi i planifikuar i lejon partnerët të arrijnë një kthim të ngjashëm si në vitet e mëparshme, nëse ne i shpërfillim dy vitet e fundit”, tha kreu gjerman i Skoda, Jan-Hendrik Huelsmann.

“Kthimet e partnerëve të Skoda kanë qenë gjithmonë më të mira se ato të konkurrentëve me vëllim të krahasueshëm”,shtoi ai Grupi VW do të përpiqet të parandalojë “kanibalizimin” në të gjithë markat e tij duke ofruar një shpërblim prej rreth 6.5 për qind sipas modelit të agjencisë. /Telegrafi/