Qindra produkte ushqimore në Maqedoninë e Veriut nga e premtja, 6 tetor, do të shtrenjtohen pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për rritjen e normës së TVSH-së nga 5-10 për qind.
Rritja bazohet në ndryshimet e fundit në Ligjin e TVSH-së, dhe sipas Ministrisë së Financave, qindra produkte ushqimore janë etiketuar si “luks” andaj edhe do t’i nënshtrohen ngritjes së çmimeve deri dhjetë për qind.
Por, në “luks” janë përfshirë edhe ushqime të konsumit të përditshëm si disa prodhime të qumështit, orizi, vezët, peshku, disa lloje të miellit, reçelra, ajvari e të tjera.
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyçi, tha të premten se vendimi mund të korrigjohet, por jo për të gjithë artikujt pasi, sipas tij, disa konsiderohen si “luks” ndërsa numëroi akulloret, patatinat, çamçakëzët, peshku salmon, ajkat e kosit.
Vendimi i Qeverisë u mor më pak se një muaj pas masës së miratuar për mbrojtjen e konsumatorëve nga rritja e çmimeve të produkteve bazike.
Më 20 shtator për 10 për qind u ulën çmimet e 50 produkteve ushqimore. Çmimet e tyre nuk mund të ndryshojnë deri më 30 nëntor.
Por, vendimi i ri për rritjen e Tatimit të Vlerës së Shtuar ka nxitur reagime të shumta në mesin e qytetarëve, andaj edhe Qeveria është detyruar që të paralajmërojë rishikimin e ndryshimeve ligjore në TVSH.
“Ka reagime të caktuara për disa produkte dhe sapo t’i marrim listat e produkteve, për të cilat ka ankesa, në mbledhjen e radhës, ditën e martë, vendimi mund të revidohet. Pra, reagimet kryesore kanë të bëjnë me 10 deri 15 artikuj ushqimorë dhe nuk është e vërtetë se ka rritje të çmimit të mbi një mijë artikujve. Kemi të bëjmë me 358 kategori produktesh”, deklaroi Bytyçi.
Qytetarët e anketuar thonë se masat e Qeverisë jo vetëm që nuk kanë dhënë efekte, por e kanë përkeqësuar edhe me shumë situatën me çmimet duke u lënë hapësirë bizneseve për keqpërdorime pasi jo të gjithë i respektojnë vendimet e miratuara.
Ata kërkojnë që ulja e çmimeve të vlejë për të gjitha produktet, por edhe të hiqet dorë nga politika e ngrirjes së tyre pasi nuk ka dhënë efektin e duhur.
“Pa akullore dhe pa patatina mundemi, por jo edhe pa produktet bazike. Çmimet e tyre vazhdojnë të rriten pavarësisht masave, ndërkohë pagat nuk kanë shënuar rritje. Uljet për të cilat flet Qeveria janë të papërfillshme krahasuar me ngritjet e çmimeve në dy vjetët e fundit”, thotë Bllagica Llambevska, pensioniste.
Një tjetër banore e Shkupit thotë se rritja e çmimeve ka bërë që të kursejë edhe në ushqime.
“Mish blejmë një herë në muaj, edhe atë nga një copë vetëm sa për ta shijuar. Pavarësisht masave, të gjitha ushqimet mbeten me çmime të larta. Njeriu i sëmurë nuk mund të blejë as një litër qumësht, kosi gjithashtu shitet shumë shtrenjtë”, thotë Marija, pensioniste
“Nëse më herët blinin tre kilogramë mish, tani blejmë një kilogram. Gjithçka është shtrenjtuar dhe kursejmë sa të mundemi që të arrijnë t’i sigurojmë gjërat ushqimore. Me një këmishë mund të kalojmë një kohë të gjatë, por pa bukë nuk mundemi, andaj nuk blejmë as veshje e as gjëra tjera, paratë i shpenzojmë vetëm për ushqime”, thotë Stojan Ackovski, i papunë.
Masat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore, për uljen e TVSH-së dhe më pas kthimin e saj, janë kritikuar nga njohësit e çështjeve të ekonomisë.
Arben Halili, njohës i çështjeve të ekonomisë dhe profesor në Universitetin e Tetovës, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë ka deklaruar se masat e këtilla të Qeverisë jo vetëm që nuk i mbrojnë konsumatorët, por i dëmtojnë edhe bizneset. Ai ka thënë se “nxitja e prodhimit vendor dhe lejimi i konkurrencës së lirë janë mundësitë e vetme për stabilizimin e çmimeve ushqimore”./REL
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Siguria në komunikacion, Angelovski: Për një vit 250 mijë gjoba, shumica për tejkalim të shpejtësisë
Hapja e urës në Mitrovicë: Për disa “rritje e tensioneve”, për të tjerët “gjë e mençur”
I zhdukur që nga 22 maji, Gëzim Trakaniqi nga Peja gjendet shëndosh e mirë
“Provat mund të na dërgojnë diku tjetër”- Elshani flet për serbin që u arrestua për spiunazh
Musliu: Kryqëzimi i fuqive në Mal të Zi - ndryshimi i kursit dhe arrestimi i Gjukanoviqit
U paralajmërua hapja e urës mbi Ibër, BE tregon procedurat
Analistët: Përplasja mes Kurtit dhe Osmanit dëmton politikën e jashtme të Kosovës
Situata e tensionuar në Shkabaj, shoqërohet në Polici një person
Shkarkohet nënkryetarja e Zveçanit, Natasha Tomaniq
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
Metoda ushtarake që ju mëson të bini në gjumë brenda pak minutave
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete