LAJMI I FUNDIT:

Kërcënoi kryetarin e Komunës së Karposhit, propozohen masa për personin

Kërcënoi kryetarin e Komunës së Karposhit, propozohen masa për personin

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 60-vjeçari nga Shkupi, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Rrezikimi i sigurisë nga neni 144 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1 të Kodit Penal.

Më 4 tetor, i dyshuari ka dalë me motoçikletë para shtëpisë së kryetarit të Komunës së Karposhit dhe familjes së tij dhe pa arsye fillimisht ka filluar ta ofendojë me zë të lartë, e më pas verbalisht ta kërcënojë se do ta vrasë dhe do t’i shkatërrojë jetën. Vazhdoi kërcënimet edhe ndaj një fqinji që ndodhej aty pranë.

Të njëjtën ditë, në mbrëmje, i dyshuari e ka telefonuar kryetarin e komunës dhe ka vazhduar ta kërcënojë. Pasi viktima ka përfunduar bisedën telefonike, ai ka vazhduar t’i dërgojë mesazhe kërcënuese në aplikacionin Viber.


Përderisa viktima ka raportuar ngjarjen në stacionin policor, i dyshuari ka shkuar në shtëpinë e tij, ka bërtitur dhe me këmbëngulje i ka rënë ziles së hyrjes, duke i shqetësuar familjarët.

Prokurori publik i propozoi gjykatës caktimin e masës së sigurimit ndalim për afrimin e të dyshuarit, vendosjen ose të mbajë kontakte me personat e dëmtuar sigurinë e të cilëve ai i ka kërcënuar.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori