Serbia ka kohë që planifikon të aneksojë veriun e Kosovës. Pikërisht sipas skenarit që presidenti rus Vladimir Putin përdori në Krime.
Kështu ka thënë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një interviste për mediumin prestigjioz gjerman “Die Welt”, përcjell Telegrafi.
Në këtë kontekst, ajo ka theksuar se Beogradi me propagandën e tij po nxit komunitetin serb në Kosovë.
Ndërkohë, ka shtuar Osmani, grupet terroriste janë trajnuar në bazat ushtarake serbe.
“Armët e rënda dhe paraushtarakë me uniforma pa shenja – u kontrabanduan në veri të Kosovës përmes rrugëve ilegale. Ne analizuam hartat, pamjet me dron, armët e sulmuesve dhe telefonat që ata lanë pas largimit”.
Nga kjo, siç ka thënë presidentja Osmani, duket qartë se më 24 shtator, sulmuesit kanë dashur të krijojnë fakte në 37 lokacione njëkohësisht në një operacion hibrid për të pushtuar veriun e Kosovës.
Ndërsa në pyetjen, nëse ata vepronin me urdhër të drejtpërdrejtë nga qeveria serbe, ajo ka thënë se “absolutisht po”.
“Pa aparatin shtetëror serb, ata kurrë nuk do të kishin qasje në armët ushtarake që i konfiskuam. Burrat u trajnuan në bazat ushtarake serbe nën koordinimin e ministrit serb të Mbrojtjes. Krahas kësaj, sipas qeverisë amerikane, Serbia ka rritur në një masë të paprecedentë praninë e forcave të saj të armatosura në kufirin me Kosovën. Kjo tregon se serbët synojnë përshkallëzimin e mëtejshëm. Dhe se synimi i tyre është ende të pushtojnë pjesë të Kosovës”.
Presidentja Osmani ka komentuar edhe deklaratat e Qeverisë së Serbisë, sipas të cilave, ky vend ka tërhequr trupat e saj dhe i ka “ulur” ato në nivelin e zakonshëm, përcjell Telegrafi.
“Kjo nuk është ende e sigurt; ne presim konfirmimin përfundimtar nga partnerët tanë perëndimorë. Dhe edhe nëse kjo ndodh, ne duhet të jemi të përgatitur për të gjithë skenarët. Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e saj. Nëse akti i agresionit nuk dënohet, kjo është një shenjë inkurajimi për Serbinë që të vazhdojë në mënyrë të njëjtë, vazhdimisht. Dhe në një shkallë shumë më të madhe se sulmi që ne kemi parandaluar tani”.
Mediumi gjerman, përkatësisht gazetarja e tij e ka pyetur presidenten Osmani se si “Serbia që kohët e fundit ka përmirësuar marrëdhëniet e saj me SHBA-në dhe BE-në dhe nuk ka interes për një konfrontim me NATO-n – duhet të rrezikojë gjithë këtë?”.
Dhe përgjigja e Osmanit ka qenë e thjeshtë: “Kjo është një pyetje që do t’ua bëni njerëzve racionalë. Por ne nuk presim ndonjë racionalitet nga lidershipi serb”.
“Ju kujtoj se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka qenë dikur ministër i propagandës në kohën e Sllobodan Millosheviqit… Dikush që pranon gjenocidin nuk mund të jetë paqebërës”, ka thënë ndër tjerash Osmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave nga Ndërmarrja Komunale Strumicë, për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

KSHPK: Vendimi për Stojanovskën do të publikohet në ueb faqen tonë

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania