Marka po sjell konceptin e saj të rifreskuar të imazhit të dyqanit në një vend të rëndësishëm.
Pull&Bear, marka e modës për të rinjët nga Inditex Group, ka hapur pikën kryesore në Prishtina Mall. Kjo hapje shënon inaugurimin e konceptit të ri, inovativ dhe të dixhitalizuar që çon përvojën e blerjeve në një nivel të ri.
Ky koncept nxjerr në pah funksionalitetin e të gjitha elementeve dekorative përfshirë orendit. Gjithashtu, komunikimi në dyqan prezantohet në format dixhitale përmes ekraneve që gjenden në të gjithë dyqanin. Me këtë koncept të ri, Pull&Bear ruan sistemin e vetëshërbimit si pjesë e procesit të dixhitalizimit të dyqanit. Ata gjithashtu kanë përfshirë një sistem të automatizuar për marrjen dhe kthimin e porosive online, i cili do të funksionojë 24 orë në ditë.
Me 689 m2, dekorimi i rafinuar dhe i thjeshtë i dyqanit dhe mënyra e re e rregullimit të veshjeve me një strukturë inovative bëjnë që të kesh mundësi të shikosh të gjithë hapësirën e dyqanit. Interieri i dyqanit kombinon tekstura të bardha, përfundime metalike dhe elemente ndriçuese. Kjo pikë e Pull&Bear gjithashtu përmban orendi të përshtatura me karakteristikat e ndërtesës, me synimin për të ruajtur veçoritë e saj arkitekturore.
Ky dyqan i ri, i cili do të tregojë të rejat në koleksionet e meshkujve dhe femrave, pasqyron frymën e re, të relaksuar dhe dinamike të Pull&Bear përmes një hapësire të krijuar për një përvojë blerjeje të karakterizuar nga inovacioni dhe funksionaliteti.
Më shumë informacion:
@pullandbear
RRETH PULL&BEAR
Pull&Bear kap një frymë të gjallë dhe krijuese rinore, duke kombinuar ndikimet më të fundit ndërkombëtare në sferën e muzikës, artit dhe jetës sociale. Kompania është në fluks të vazhdueshëm pasi punon për të rikrijuar veten çdo ditë duke ruajtur thelbin e saj. Komuniteti #pullandbear vazhdon të rritet, duke krijuar një komunitet ndërkombëtar frymëzues të bazuar në diversitet dhe vlera të përbashkëta.
Marka ka një rrjet tregtar prej rreth 800 dyqanesh dhe shet online në shumicën e tregjeve botërore në www.pullandbear.com.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Procesi i Berlinit, mundësi e mirë për një zhvillim ekonomik
Aksioni i Policisë në veri, ku u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, BQK: Operimi i institucioneve financiare pa licencë është veprim i paligjshëm dhe i palejueshëm
Birra jonë, loja jonë! EURO2024!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251