Nga 1 janari qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen. Për këtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka lansuar fushatën informuese për liberalizimin e vizave në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kurti theksoi se pas një procesi të tej zgjatur, qytetarët e Kosovës nga 1 janari mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.
Megjithatë, ai shtoi se liberalizimi i vizave nuk vlen për shkollim e punësim, apo qëndrim afatgjatë, por sipas tij, vetëm për vizita afatshkurtra familjare.
“Liberalizimi edhe pse do të thotë lëvizje e lirë, megjithatë duhet të kemi kujdes sepse përmban rregulla. Duhet të keni pasaportë, mund të udhëtoni vetëm 90 ditë prej 180 ditësh, dëshmi se ku do të qëndroni, mjete të mjaftueshme financiare dhe biletë kthyese”, u shpreh kryeministri.
Ai tha se kjo fushatë vetëdijesuese do të zhvillohet edhe në shumë komuna të vendit, shkruan KP.
“Përgjatë tetorit dhe nëntorit pritet që fushata të zhvillohet në shumë komuna të Kosovës anë e mbanë. Stafi i kryeministrisë tashmë ka mbajtur takime me hisedarë të ndryshëm duke përfshirë edhe komunat e Republikës, komunitetet e vendit dhe Odën e Turizmit për t’ua shpjeguar rregullat lidhur me liberalizimin e vizave. E kemi përjetuar bashkërisht që ky proces ka qenë i tej zgjatur dhe i vonuar për qytetarët e Kosovës”.
“Gjatë vitit që shkoi, kur e kishte Presidencën e Këshillit Evropian, Republika Çeke, ne kemi punuar ngushtë edhe me Presidencën Çeke edhe me Komisionin Evropian për ta kthyer në agjendë të Këshillit të BE-së këtë temë. E kemi arritur të gjithë së bashku nëpërmjet procesit demokratik të vendit tonë, ku në veçanti do të theksoja arritjet në sundimin e ligjit, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në menaxhimin e azilit e të migrimit, e tash po i afrohemi ditës ku liberalizimi i vizave do të zbatohet, dhe qytetarët sot të mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen, meqenëse nga 1 janari merr fund regjimi i vizave për Kosovën”, deklaroi Kurti.
Kjo fushatë informuese për liberalizimin e vizave financohet nga Zyra e Kryeministrit dhe GIZ-i Gjerman. Më 18 prill të këtij viti Parlamenti Evropian miratoi vendimin që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në vendet e BE-së nga 1 janari i vitit 2024. Ndërsa një ditë më vonë, më 19 prill është nënshkruar akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![QMK: Aktualisht ka tetë zjarre aktive, situata po ndryshon nga minuta në minutë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ushtria-zjarret-380x233.jpeg)
QMK: Aktualisht ka tetë zjarre aktive, situata po ndryshon nga minuta në minutë
![Trajkoviq: Vuçiq duhet ta arrestojë Radoiçiqin gjatë muajit të ardhshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1709577502-vucic_kim_22032022_0003a-750x485-1-380x233.jpg)
Trajkoviq: Vuçiq duhet ta arrestojë Radoiçiqin gjatë muajit të ardhshëm
![ASHAM: Akademia është e hapur për të gjithë që plotësojnë kriteret, mos bëni politikë ditore me veprimtarinë tonë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/asham-shkupi-380x233.png)
ASHAM: Akademia është e hapur për të gjithë që plotësojnë kriteret, mos bëni politikë ditore me veprimtarinë tonë
![Aksion i jashtëzakonshëm në rajonin e Mitrovicës, për tri ditë kontrollohen mbi 600 persona – vetëm tek njëri është gjetur një pistoletë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kontrolle-380x233.png)
Aksion i jashtëzakonshëm në rajonin e Mitrovicës, për tri ditë kontrollohen mbi 600 persona – vetëm tek njëri është gjetur një pistoletë
![Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/595664646-380x233.jpg)
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
![PDK do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale, Tahiri thotë se deputetët e VV-së kundërligjshëm zëvendësuan udhëheqësit e Komisionit hetimor për tekstet shkollore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/Abelard-Tahiri-foto-Ridvan-Slivova-3-380x233.jpg)
PDK do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale, Tahiri thotë se deputetët e VV-së kundërligjshëm zëvendësuan udhëheqësit e Komisionit hetimor për tekstet shkollore
![Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/shqiperia-380x233.png)
Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve
![Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/loznica-litiumi-faton-hajrizi-380x233.jpg)
Rasti i Faton Hajrizit, Koci tregon se çka i tha zyrtari i morgut të Lloznicës në Serbi
![Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci: 104 kadetë të FSK-së janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Mbledhja-e-Qeverise-Ejup-Maqedonci-foto-Ridvan-Slivova-13-380x233.jpg)
Ministri i Mbrojtjes, Maqedonci: 104 kadetë të FSK-së janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/595664646-380x233.jpg)
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
![Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/beskallakuu-380x233.jpg)
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi
![Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/kosova-1-380x233.png)
Situata e medaljeve pas ditës së tretë në Paris 2024: Kosova në vendin e 16-të në ranglistë
![Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/distria-krasniqi-1212-380x233.jpg)
Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë
![Yamal po shndërrohet në një](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/yamal-5-380x233.png)
Yamal po shndërrohet në një "bishë" te Barcelona, zbulohet masa muskulore që ka shtuar
![Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/millionaires-stock-gty-aa-191022_hpMain-380x233.jpg)
Sa milionerë ka në botë dhe ku jetojnë ata?