LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Nuk do të lejoj trajtim çnjerëzor të pacientëve, do ta ndjek nga afër punën e Demir Hisarit

Mexhiti: Nuk do të lejoj trajtim çnjerëzor të pacientëve, do ta ndjek nga afër punën e Demir Hisarit

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, ka takuar sot Salka Abdulovksa, nënën e djalit 17-vjeçar për të cilin raportohet se është trajtuar në mënyrë të papërshtatshme në Demir Hisar.

Ministri Mexhiti personalisht u njoh me rastin se si mund të ndihmonte Ministria për të lehtësuar kujdesin e përditshëm të djalit.


Në takim, Mexhiti shprehu keqardhjen për situatën e krijuar dhe ministri theksoi se nuk do të lejojë asnjëherë trajtim jo të duhur të pacientëve, dhe sidomos të të miturve.

“Edhe pse kam marrë garanci nga udhëheqësia e spitalit se janë respektuar të gjitha protokollet për sigurinë e pacientit, rasti dhe funksionimi i spitalit Demir Hisar do të jetë nën mbikëqyrjen e rreptë të Ministrisë. Inkurajoj institucionet e tjera që kanë nisur procedimet t’i përfundojnë ato për të zbardhur deri në fund çështjen. Prindërit e djalit kanë mbështetjen tonë. Biseduam për problemet e tyre dhe u premtuam se do të angazhohemi që ta ndihmojmë këtë familje, do të bëjmë përpjekje që djalin ta vendosim në internatin nga shkolla për fëmijë me nevoja të veçanta “Partenij Zografski” në Shkup, ku ai shkon në shkollë”, theksoi në takim ministri i Shëndetësisë.

Nëna e djalit 17-vjeçar tha në takim se familja është shqetësuar më tej nga publikimi i fotove false në opinion, ku paraqiteshin të pavërteta se ishte fëmija i saj, ku shfaqet një djalë i ulur në tokë i lidhur në krevat.

Ministrja e Shëndetësisë i bën apel të gjithë opinionit publik që të jetë i kujdesshëm në shpërndarjen e lajmeve të tilla delikate./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Breshri zbardh Ferizajn, Opojën dhe rajonin e Prizrenit

Breshri zbardh Ferizajn, Opojën dhe rajonin e Prizrenit

Lajme
Trajkoviq: 'Kompromisi' i Vuçeviqit është ndarja e Kosovës

Trajkoviq: 'Kompromisi' i Vuçeviqit është ndarja e Kosovës

Lajme
Përfundojnë takimet dypalëshe në Bruksel

Përfundojnë takimet dypalëshe në Bruksel

Lajme
Tri projektligje nesër në Kuvend, Bashkimi Evropian i zhgënjyer që u injoruan rekomandimet

Tri projektligje nesër në Kuvend, Bashkimi Evropian i zhgënjyer që u injoruan rekomandimet

Lajme
Haxhiu e ashpër ndaj vendimit të Kushtetueses: Beteja për reforma vazhdon, Byroja do të bëhet

Haxhiu e ashpër ndaj vendimit të Kushtetueses: Beteja për reforma vazhdon, Byroja do të bëhet

Drejtësi
Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Lajme
Kalo në kategori