LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali Isufi viziton policin e plagosur në Banjskë: Bashkë me Afrimin shkroi faqen e re të historisë kombëtare

Gjenerali Isufi viziton policin e plagosur në Banjskë: Bashkë me Afrimin shkroi faqen e re të historisë kombëtare

Shefi i Komunikimit Strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Sefer Isufi, ka publikuar të enjten një fotografi me policin Alban Rashiti, i cili mbet i plagosur në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Isufi ka thënë se Rashiti është kushëriri dhe heroi i tij si dhe komandant i atdheut, “i cili me trupin e tij u bë shkëmb që nuk kalohet nga bishat terroriste të Serbisë që deshën ta gllabërojnë edhe njëherë tokën dhe Republikën tonë të shenjtë”.


Lirohet nga spitali polici Rashiti, që u plagos të dielën në veri
Lexo po ashtu Lirohet nga spitali polici Rashiti, që u plagos të dielën në veri

“I plagosur rëndë luftoi deri në fund kundër terroristëve, qëndroi i palëkundur në betejën vendimtare për të marrë hakun e Heroit Afrim Bunjakut dhe nuk lejoi që trupi i tij të bie në kthetrat e armikut. Krenar me ty Alban që me gjakun, luftën e heroizmin tënd, bashkë me Afrimin e shokë tjerë, shkrove faqen e re të historisë kombëtare”.

“Sikur paraardhësit e tu të Seferit Heroik më në krye Heroin Idriz Seferi, e ringjalle përsëri amanetin e tyre bashkë me lavdinë e Skifterit e Kastriotit dëshmorë!”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Politikë
Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Vdekja e dy ukrainaseve në Tiranë, zbardhet dëshmia e shoqes

Lajme
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Presidentja me foto simbolike nga vizita në Teksas

Lajme
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kalo në kategori