LAJMI I FUNDIT:

Lirohet nga spitali polici Rashiti, që u plagos të dielën në veri

Lirohet nga spitali polici Rashiti, që u plagos të dielën në veri

Është liruar nga spitali polici Alban Rashiti, i cili u plagos ditën e diel në veri nga grupe terroriste.

Rashiti ka qenë i plagosur në krahë, drejtori i Klinikës Torkale, Nazmi Kolgeci konfirmoi për Telegrafin se gjendja e tij shëndetësore është e mirë.


“Po mund të konfirmoj se është liruar nga Spitali, gjendja e tij është e mirë”, tha ai.

Vrasja e policit në veri – reshterit Bunjaku sot i jepet lamtumira e fundit
Lexo po ashtu Vrasja e policit në veri – reshterit Bunjaku sot i jepet lamtumira e fundit

Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga grupe kriminale në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku, një tjetër polic u plagos dhe një u lëndua.

Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës ftoi personat e armatosur të dorëzohen por ata vazhduan me sulme ndaj policisë.

Policia njoftoi gjatë ditës së diel, se janë vrarë tre sulmues, si dhe ka arritur të arrestojë dy sulmues, dhe katër persona tjerë të cilët dyshohen se janë përfshirë me sulmin terrorist.

Lidhur me sulmet terroriste ndaj Policisë së Kosovës ka pasur reagime të shumta nga ndërkombëtarët. /Telegrafi/