LAJMI I FUNDIT:

Rregulli i Ligës Premier që mund të bëjë që ndeshja mes Tottenhamit dhe Liverpoolit të riluhet

Rregulli i Ligës Premier që mund të bëjë që ndeshja mes Tottenhamit dhe Liverpoolit të riluhet

Liga Premier mund të vendosë që ndeshja mes Tottenhamit dhe Liverpoolit të riluhet – nëse një komision i caktuar vendos që zyrtarët e ndeshjes dhe VAR shkelin ligjet e lojës pas golit të anuluar të Luis Diaz.

Reds pësuan humbje 2-1 kundër Spurs në një ndeshje të diskutueshme të mbushur me vendime kontroverse nga VAR të shtunën e kaluar.

Skuadra e Jurgen Klopp mbeti me nëntë lojtarë kur Curtis Jones iu dha një karton i kuq pas një rishikimi të diskutueshëm VAR. Diogo Jota u përjashtua gjithashtu me karton të kuq pasi mori dy paralajmërime pas inkuadrimit të tij në pjesën e dytë.


Merret vendimi brutal ndaj gjyqtarit që bëri gabimin trashanik në ndeshjen Tottenham-Liverpool
Lexo po ashtu Merret vendimi brutal ndaj gjyqtarit që bëri gabimin trashanik në ndeshjen Tottenham-Liverpool

Ndeshja u dëmtua nga gjyqtarët që anuluan golin e  Luis Diaz në pjesën e parë për pozicion jashtë loje.

Audioja e incidentit është lëshuar që atëherë, me atë çfarë dikutohet nga dhoma e VAR-it, por që tashmë ishte vonë.

Klopp ka kërkuar që ndeshja të riluhet, ndërsa rregullat e Ligës Premier thonë se një vendim i tillë është i mundur.

Klopp me ide që vështirë realizohet për gabimet e VAR-it në ndeshjen mes Tottenhamit dhe Liverpoolit
Lexo po ashtu Klopp me ide që vështirë realizohet për gabimet e VAR-it në ndeshjen mes Tottenhamit dhe Liverpoolit

Kjo është sipas avokatit sportiv Stephen Taylor Heath, i cili pretendon se Liverpool mund të përfundojë duke lobuar që loja e tyre kundër Spurs të riluhet.

“Rregulli L18 përshkruan se bordi i Ligës Premier ka fuqinë të urdhërojë që një ndeshje lige të riluhet me kusht që rekomandimi për këtë të jetë bërë nga një komision sipas rregullit W51”, ka thënë ai për Mirror Football.

“Përveç kësaj, sipas rregullit W1, bordi i Ligës Premier ka fuqinë të hetojë për çdo shkelje të dyshuar të rregullave, duke përfshirë ato të bëra nga një zyrtar i ndeshjes, ndërsa rregulli N4 siguron që çdo zyrtar i ndeshjes pajtohet të jetë i detyruar nga ligjet e lojës si dhe çdo protokoll dhe rregulla të FA”.

Publikohet biseda nga dhoma e VAR-it në vendimin skandaloz që e dëmtoi Liverpoolin
Lexo po ashtu Publikohet biseda nga dhoma e VAR-it në vendimin skandaloz që e dëmtoi Liverpoolin

“Prandaj ekziston mundësia që Liverpooli të mund të lobojë në bordin e Ligës Premier për të thirrur një komision i cili do të kishte fuqinë, ndër të tjera, për të urdhëruar riluajtjen e ndeshjes”.

“Për të ngritur një çështje të përgjithshme ligjore jashtë rregulloreve të Ligës Premier, një pikënisje normalisht duhet të jetë krijimi i një lidhjeje kontraktuale midis klubit dhe zyrtarëve që është shkelur ose një detyrë e kujdesit dhe neglizhencës që shkakton humbje”, ka shtuar më tej Heath. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët

Arsenali kontakton Man Utd për Rashford, ka gati ofertën e ulët

Premier League
Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ancelotti flet për El Clasicon e finales së Superkupës së Spanjës

Ndërkombëtare
Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Guardiola bën 'goditjen' e parë të janarit: Transferimi 80 milionësh po zbarkon te Man City

Premier League
E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle

E goditi me shuplakë kundërshtarin e tij, Bellingham kritikohet ashpër nga mediat spanjolle

La Liga
Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Beckham emëron lojtarin më të madh me të cilin ka luajtur ndonjëherë, shpërfill ish-bashkëlojtarët e Man Utd

Ndërkombëtare
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të shpenzojë 130 milionë euro

Premier League
Kalo në kategori