LAJMI I FUNDIT:

Julia Ormond e padit producentin Harvey Weinstein për sulm seksual

Julia Ormond e padit producentin Harvey Weinstein për sulm seksual

Aktorja Julia Ormond e ka paditur producentin Harvey Weinstein për sulm seksual.

Në padinë e ngritur të mërkurën dhe të siguruar nga Page Six, ylli i “Legends of the Fall” pretendon se Harvey e ka sulmuar seksualisht pas një darke biznesi në vitin 1995.

58 vjeçarja pretendon në padi se 71 vjeçari i tha asaj se ai do të diskutonte vetëm një projekt ‘në apartamentin që Miramax kishte ofruar për Ormond si pjesë e marrëveshjes së tyre të parë me të’.


Foto: Getty Images

Ormond pranoi që Weinstein të vinte në apartamentin e saj, ku ai dyshohet se “u zhvesh lakuriq dhe e detyroi atë të kryente seks oral ndaj tij”.

Pas incidentit të supozuar, ylli i “Sabrina” thekson se ajo informoi agjentët e saj Kevin Huvane dhe Bryan Lourd për atë që kishte ndodhur.

Jennifer Aniston tregon se si e mbrojti veten nga Harvey Weinstein gjatë xhirimeve të një filmi
Lexo po ashtu Jennifer Aniston tregon se si e mbrojti veten nga Harvey Weinstein gjatë xhirimeve të një filmi

Megjithatë, Ormond pretendon se ata dyshohet se e këshilluan që të mos fliste dhe nuk e mbrojtën më pas.

Foto: Getty Images

Ajo po padit gjithashtu Agjencinë e Artistëve Kreativë (CAA) për neglizhencë dhe shkelje të detyrës fiduciare.

Për më tepër, Ormond po padit gjithashtu Miramax dhe Walt Disney Company për mbikëqyrje dhe mbajtje të pakujdesshme.

Foto: Getty Images

Huvane dhe Lourd – të cilët janë bashkë-kryetarë të AAC-së – nuk përmenden si të pandehur në padi, por ata janë përmendur në të gjithë dokumentin si përfaqësues të saj gjatë asaj kohe.

E njëjta bëri një deklaratë pas padisë, duke thënë se ajo ka jetuar “me kujtimet e dhimbshme” të shkaktuara nga Weinstein për “dekada”. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Pas përplasjeve, Gjesti i lutet Eglit që ta presë, banorja: Po më ftohet ndjenja, je duke manipuluar

Pas përplasjeve, Gjesti i lutet Eglit që ta presë, banorja: Po më ftohet ndjenja, je duke manipuluar

Magazina

"Të betohem se asnjë ndjenjë nuk e kam për ty”, Gjesti shokon me deklaratën ndaj Eglit

Magazina
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie

Magazina
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar  nga “Fundjavë Ndryshe”

Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”

Magazina
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?

Magazina
Kylie Jenner mahnit me një veshje rozë sportive, ndërsa tregon linjat e saj perfekte

Kylie Jenner mahnit me një veshje rozë sportive, ndërsa tregon linjat e saj perfekte

Magazina
Kalo në kategori