LAJMI I FUNDIT:

David Beckham dhe Victoria shkëlqejnë në premierën e dokumentarit të Netflix: Cilët miq të tyre ishin të pranishëm?

David Beckham dhe Victoria shkëlqejnë në premierën e dokumentarit të Netflix: Cilët miq të tyre ishin të pranishëm?
Foto: Getty Images

David dhe Victoria Beckham festuan premierën e dokumentarit të Netflix të titulluar “Beckham” me një ngjarje të mbushur me yje në Londër.

Familja Beckham, përfshirë fëmijët Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper si dhe gruaja e Brooklyn, Nicola Peltz dhe e dashura e Romeos, Mia Regan, ishin të gjithë të pranishëm.


Ngjarja ndodhi në Curzon Mayfair, ku ata kaluan në tapetin e kuq.

Foto: Getty Images

Cilët miq të ngushtë i kanë shoqëruar?

Të ftuarit e famshëm në premierën dhe pas festës përfshinin James Corden, i cili së fundmi u zhvendos në Mbretërinë e Bashkuar dhe komediani Jack Whitehall, i cili mori pjesë me partneren e tij, Roxy Horne, vetëm një muaj pasi u bënë prindër.

Victoria Beckham thyen heshtjen pas 20 vitesh për lidhjen e pretenduar të David me Rebecca Loos: Ishte periudha më e vështirë e jetës time
Lexo po ashtu Victoria Beckham thyen heshtjen pas 20 vitesh për lidhjen e pretenduar të David me Rebecca Loos: Ishte periudha më e vështirë e jetës time

The Twenty Two shërbeu si vendi për festën pas premierës.

Foto: Getty Images

Pjesëmarrësit përfshinin gjithashtu redaktoren e Vogue në ShBA, Anna Wintour, mikun më të mirë të Davidit, Dave Gardner dhe të dashurën modele të “Victoria’s Secret”, Jessica Clarke.

Vajzat e “Spice Girls”, Emma Bunton dhe Geri Horner, Bluebell ishin të pranishme së bashku me prezantuesin sportiv të BBC, Alex Scott.

Foto: Getty Images

Seriali me katër pjesë, “Beckham”, gërmon në jetën dhe karrierën e Davidit, duke eksploruar sfidat me të cilat ai u përball gjatë ngritjes së tij në famë, veçanërisht gjatë fundit të viteve 1990 kur karriera e tij në futbollin në Angli u lëkund për pak kohë.

Dokumentari do të jetë i disponueshëm për t’u parë nga sot (4 tetor). /Telegrafi/

Foto: Getty Images