LAJMI I FUNDIT:

Shkëndija triumfon përballë Strugës dhe rikthehet në krye të Superligës së Maqedonisë

Shkëndija triumfon përballë Strugës dhe rikthehet në krye të Superligës së Maqedonisë

Struga Trim Lum pas humbjes nga Shkupi, ka regjistruar edhe një tjetër disfatë në derbi, duke u mundur nga Shkëndija këtë të mërkure me rezultat 1-0 në ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Derbin në stadiumin e Tetovës e vendosi goli i sulmuesit boshnjak, Almir Aganspahiç, i cili realizoi në fillim të pjesës së dytë, pasi 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura. Sulmuesi boshnjak në minutën 47-të shfrytëzoi një krosim nga këndi, duke realizuar golin me kokë.

Deri në fund të ndeshjes, kampionët në fuqi u munduan që të gjejnë golin e barazimit, ku regjistruan edhe disa raste përmes Marjan Radeskit dhe Bunjamin Shabanit në minutat e fundit, por që nuk arritën të finalizojnë, duke u mbyllur kështu ndeshja me rezultatin e minutës së 47-të.

Kujtojmë se kjo sfidë, ishte e programuar të luhej me 13 gusht, por e njejta u shty për shkak të paraqitjeve të Strugës në eliminatoret e Kupave Europiane.

Shkëndija me këtë fitore rikthehet në krye të renditjes tabelare me 20 pikë të grumbulluara, duke lënë pas vetes Shkupin me dy pikë më pak, ndërsa Struga Trim Lum vazhdon e katërta me 15 pikë deri më tani, por që ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.

Xhiroja e radhës në Superligën e Maqedonisë së Veriut zhvillohet në fundjavë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Kroacisë – Sylvinho me ndryshime në emra dhe skemë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Kroacisë – Sylvinho me ndryshime në emra dhe skemë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroacia me mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ylli i ekipit lëshon kampin pas lëndimit

Kroacia me mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ylli i ekipit lëshon kampin pas lëndimit

Përfaqësueset
Theu hundën, raporti i ri zbulon numrin e ndeshjeve që Mbappe do të humbasë për Francën në Euro 2024

Theu hundën, raporti i ri zbulon numrin e ndeshjeve që Mbappe do të humbasë për Francën në Euro 2024

Përfaqësueset
Ballkani fat në short, përballet me skuadrën nga Andorra

Ballkani fat në short, përballet me skuadrën nga Andorra

Liga e Kampionëve
La Liga fillon më 16 gusht, Reali, Barca dhe Atletico ndeshjet e para i luajnë në udhëtim

La Liga fillon më 16 gusht, Reali, Barca dhe Atletico ndeshjet e para i luajnë në udhëtim

La Liga
Llapi mëson kundërshtarin e rrethit të parë në Ligën e Evropës, ndeshet me gjigantin polak

Llapi mëson kundërshtarin e rrethit të parë në Ligën e Evropës, ndeshet me gjigantin polak

Liga e Evropës
Kalo në kategori