LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Sulmi terrorist në veri u sponsorizua nga Serbia, hetimi ndërkombëtar i domosdoshëm

Haradinaj: Sulmi terrorist në veri u sponsorizua nga Serbia, hetimi ndërkombëtar i domosdoshëm

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit është terrorist dhe i njëjti sipas tij, është sponsorizuar nga Serbia.

Në tryezën e organizuar nga Grupi Parlamentar i këtij subjekti politik lidhur me situatën e sigurisë në vend, Haradinaj ka thënë se me ligjin ndërkombëtar, dënohet edhe sulmi terrorist edhe sponsorizuesi.

“Ajo që ka ndodh në veri të vendit të dielën është sulm terrorist, pra kualifikohet si terrorizëm. Po ashtu, në bazë të gjitha të gjeturave deri sot, Serbia kualifikohet si sponsore e këtij sulmi terrorist. Në pikëpamje të ligjit ndërkombëtar, terrorizmi dhe sponsorët e tij dënohen, ndërsa është interes i paqes në rajon që bashkësia ndërkombëtare ta marrë një pozicion të qartë që ndëshkon Serbinë, kjo mund të ndodh përmes një hetimi ndërkombëtar”, ka deklaruar i pari i AAK-së.


Haradinaj ka thënë se Kosova nuk duhet asnjëherë të heqë dorë nga qëllimi për arritjen e paqes, sikurse të mos humbet fokusin nga obligimet e marra.

“Kosova nuk duhet asnjëherë me harru dhe me e humb fokusin nga obligimet e marra, d.m.th nga plani franko-gjerman, i përkrahur nga amerikanët dhe i cili parasheh të drejta për komunitetin serb në Kosovë bazuar në kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne nuk duhet të heqim dorë nga qëllimi ynë në këtë rast i arritjes së paqes në Kosovë e rajon, sepse e dimë që përmes avancimit të marrëveshjes së arritur e avancojmë edhe statusin tonë ndërkombëtar dhe euroatlantik. Interesi ynë është partneriteti për paqe dhe procesi drejt NATO-s, marrja e njohjeve, përmbyllja e kandidaturës sonë dhe anëtarësimi në KIE dhe në OKB e që është proces i vështirë”, ka shtuar Haradinaj.

Ai i ka përgëzuar institucionet e Kosovës për punën që kanë bërë në ditën kur është kryer sulmi terrorist.

“I përgëzoj institucionet e Kosovës për punën që kanë bërë në ditën kritike, d.m.th. policinë, inteligjencën dhe të gjitha institucionet e sigurisë. Sigurisht ka vend për analiza dhe për të nxjerrë mësime, po ashtu i falënderojmë edhe institucionet e Bashkësisë Ndërkombëtare, por meqë është sot tryeza e parë që e kemi thirr dhe i dedikohet sigurisë, nderojmë me një minutë heshtje heroin më të ri të Kosovës, Afrim Bunjaku”, ka përfunduar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori