LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Rama nuk ngushëlloi familjen e policit të vrarë, u shpall si Pashiqi i shekullit të 21

Berisha: Rama nuk ngushëlloi familjen e policit të vrarë, u shpall si Pashiqi i shekullit të 21
LSA

Në seancën e sotme plenare, Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama pas deklaratave të bëra për situatën në veri të Kosovës.

Duke iu referuar deklaratave të kreut të qeverisë për prezencën e KFOR-it në veri, kreu i “Rithemelimit” u shpreh se këto deklarata të Ramës janë bërë në kohë “anti-historike dhe jashtë çdo konteksti.”

“Veriu i Kosovës nuk kufizohet me Rusinë, veriu i Kosovës vërtetë kufizohet me Rusinë e vogël, por Rusia e vogël në veri të Kosovës, kufizohet me NATO-n, jo me Ukrainën, me NATO-n dhe e provoi se ç’ndodhi këto ditë. E provoi se ç’ndodhi këto sepse mendoi se me të vërtetë mund të krijonte konfliktin,” shtoi Berisha.


Sipas tij, sjellja e Ramës për situatën në Veri është e diktuar nga Vuçiqi i Serbisë dhe Lavrovi i Rusisë.

“Nuk përcolli si një monstër e vërtetë njerëzore, ngushëllime familjes për birin e vet të rëndë në krye të detyrës. Si ndiheni ju me të, krenarë apo të turpëruar. Përgjigja e kësaj pyetje varet, ndiheni shqiptar apo antishqiptar. Keni ju gjak shqiptar në deje, apo nuk keni. Unë besoj se keni, dhe nuk mund të jetë ndryshe,” shtoi Berisha./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori