LAJMI I FUNDIT:

Trump në gjykatë: Ky është vazhdimi i gjuetisë më të madhe të shtrigave

Trump në gjykatë: Ky është vazhdimi i gjuetisë më të madhe të shtrigave

Donald Trump dhe kompania e familjes së tij janë në gjyq në Nju Jork, për një rast mashtrimi që mund të shkaktojë dëme të mëdha për ish-presidentin amerikan dhe perandorinë e tij të pasurive të paluajtshme.

Trump, kandidati kryesor për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, akuzohet nga prokurorja e shtetit të Nju Jorkut, Letitia James, se ka fryrë vlerën e aseteve të tij me miliarda dollarë, për të siguruar kushte më të mira kredie dhe sigurimi, transmeton Telegrafi.

“Ky është vazhdimi i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave. Ne kemi një kompani të madhe. Kam krijuar një kompani të madhe. Është e madhe”, tha Trump.


“Ekzistojnë disa nga pasuritë e paluajtshme më të mëdha në botë. Dhe tani më duhet të shkoj para një gjyqtari mashtrues”, tha Trump përpara se të hynte në një sallë gjyqi në Manhattan.

I veshur me një kostum të kaltër të errët me një kravatë të kaltër të hapur dhe flamurin amerikan në jakë të tij, e quajti përsëri prokuroren James, e cili është me ngjyrë, “raciste” dhe tha se demokratja po hakmerret ndaj tij.

“Pavarësisht se sa para mendoni se keni, askush nuk është mbi ligjin”, u tha James gazetarëve përpara se të hynte në sallën e gjyqit.

“Ligji është edhe i fortë dhe i brishtë. Sot ne do ta vërtetojmë çështjen tonë në sallën e gjyqit”, shtoi ajo.

Trump planifikon të marrë pjesë në javën e parë të procesi gjyqësor në Manhattan, sipas një dosjeje gjyqësore. Gjyqi vjen një javë pasi gjyqtari që kryeson çështjen e gjeti Trumpin përgjegjës për mashtrimin dhe do të jetë kryesisht për dënimet me të cilat përballet.

James po kërkon të paktën 250 milionë dollarë gjobë, një urdhër i përhershëm kundër Trump dhe djemve të tij, Donald Jr. dhe Eric për të drejtuar një biznes në Nju Jork, dhe një ndalim pesëvjeçar të pasurive të paluajtshme komerciale ndaj Trump dhe kompanive të tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan

Botë
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë

Evropa
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB

Botë
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë

Botë
Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Shpërthim në një stacion të karburantit në Dagestan të Rusisë, raportohet për dhjetë të vdekur

Botë
Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Nuk deshi ta humb udhëtimin me aeroplan, vetura zyrtare e ministres sllovene ndez rotacionin – tentoi ta shmangte edhe dënimin për tajkalim të shpejtësisë

Sllovenia
Kalo në kategori