LAJMI I FUNDIT:

Çmimi Nobel për Mjekësi i ndahet Katalin Kariko dhe Drew Weissman për hulumtimin që hapi rrugë për vaksinën kundër Covid-19

Çmimi Nobel për Mjekësi i ndahet Katalin Kariko dhe Drew Weissman për hulumtimin që hapi rrugë për vaksinën kundër Covid-19

Katalin Kariko nga Hungaria dhe Drew Weissman nga Shtetet e Bashkuara fituan Çmimin Nobel të Mjekësisë të hënën për punën në teknologjinë e mRNA që hapi rrugën për vaksinat kundër Covid-19.

Dyshja, të cilët ishin cilësuar si të preferuarit, u nderuan “për zbulimet e tyre në lidhje me modifikimet që mundësuan zhvillimin e vaksinave efektive mRNA kundër COVID-19”, tha juria, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


“Laureatët kontribuan në shkallën e paprecedentë të zhvillimit të vaksinave gjatë një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin e njeriut në kohët moderne”, është thënë më tej.

Dyshja do të marrin çmimin e tyre, të përbërë nga një diplomë, një medalje ari dhe një çek 1 milion dollarë, në një ceremoni zyrtare në Stokholm më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së shkencëtarit Alfred Nobel në vitin 1896.

Sezoni i Nobelit vazhdon këtë javë me shpalljen e fituesve të çmimit të Fizikës të martën dhe çmimit të Kimisë të mërkurën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori