LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria pa përmirësim në luftën kundër informalitetit në tregun e punës, rajoni bën përparime

Shqipëria pa përmirësim në luftën kundër informalitetit në tregun e punës, rajoni bën përparime

Teksa vendet e rajonit kanë bërë hapa para në luftën kundër informalitetit në tregun e punës, Shqipëria po qëndron në vendnumëro, referon studimi për ecurinë e tregut të punës në Ballkanin Perëndimor që u krye së fundmi nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike.

Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi, informaliteti në tregun e punës ka pësuar rënie graduale vit pas viti, në 12-13% të totalit të punësimit më 2021 nga 22% që ishte në vitin 2014, raporton Monitor.

Më një aksion në vitet 2015 -2016 Shqipëria e uli disi informalitetin në tregun e punës, duke e çuar treguesin në 35% nga më shumë se 50% që ishte në vitin 2014.


Grafiku i ekspertëve të Vjenë tregon se që nga viti 2017 dhe deri më 2021 nuk ka më asnjë përmirësim, përkundrazi ka tendencë të lehtë në rritje të informalitetit në tregun e punës.

Ekspertët e Vjenës cilësojnë se punësimi informal ka vazhduar të bjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor në 2021.

Vetëm Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia publikojnë zyrtare të dhënat për punësimin informal, të llogaritura nga Anketa e Forcave të Punës, duke përfshirë personat e vetëpunësuar në bizneset e paregjistruara, punëtorët me pagesë pa kontratë dhe punëtorët e papaguar të familjes.

“Në dekadën e fundit, informaliteti ka prirje në rënie në të tre vendet, por vitet e fundit zhvillimet kanë qenë të ndryshme.

Në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, punësimi informal ra si në vitin 2020, ashtu edhe në vitin 2021, ndërsa në Shqipëri ngeci.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia kishin të ngjashme nivelin e punësimit informal (rreth 12-13% e totalit), ndërsa në Shqipëri, pesha ishte e konsiderueshme më e lartë (37%)” , theksohet në studim.

Papunësia mbetet një problem i madh për të rinjtë në rajon. Në vitin 2021, papunësia e grupmoshës (15-24) vjeç ishte mbi 25% në të gjitha vendet dhe deri në 38% në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë.

Që nga pandemia, grupmoshat e ndryshme në rajon kanë dëshmuar tendenca të ndryshme në dinamikat e papunësisë. Në Kosovë dhe Serbi, shkalla e papunësisë ka rënë ndjeshëm tek të rinjtë (15-24 vjeç), ku Kosova pati rënie mbresëlënëse prej 11.4 pikë për qind.

Në të kundërt, në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, përmirësimi më i dukshëm u vu re në moshën e mesme, por jo për të rinjtë.

Në Mal të Zi, i vetmi grup që përjetoi rënie të papunësisë ishin të moshuarit (55-64 vjeç), ndërsa të rinjtë panë një rritje prej 12 pikë përqindje në shkallën e tyre të papunësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori