LAJMI I FUNDIT:

“Ne do të mësojmë”, mesazhi i Erling Haaland për tifozët e Manchester Cityt

“Ne do të mësojmë”, mesazhi i Erling Haaland për tifozët e Manchester Cityt

Erling Haaland ka dërguar një mesazh në drejtim të tifozëve të Manchester Cityt pas humbjes që ata pësuan në udhëtim me rezultat 2-1 ndaj Wolves të shtunën.

Ishte një pasditë e pazakontë për Cityn në “Molineux”, teksa një autogol nga Ruben Dias dhe një tjetër nga Hwang Hee-Chan në pjesën e dytë, bëri që ata të humbasin ndeshjen e tyre të parë në Ligën Premier në këtë edicion të ri të garave.

Haaland mbeti i pavërejtur në këtë takim, falë performancës fantastike të veteranit Craig Dawson i cili e ka ndjekur norvegjezin si ‘hije’ gjatë tërë ndeshjes.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Haaland tha: “Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen tuaj. Ne do të mësojmë nga kjo dhe do të sigurohemi që të bëjmë më mirë herën tjetër”.

Teksa Haaland shpreson që gjërat të rikthehen në normalitet së shpejti, pjesa tjetër e ligës do të inkurajohet nga kjo atmosferë që po mbizotëron tek fituesi i tripletës. Me Rodrin ende të suspenduar edhe për javën e ardhshme ndaj Arsenalit në “Emirates”, rivalët do të shpresojnë që City të gabojë edhe një herë tjetër.

Guardiola: Mos e kritikoni Haalandin, do të duhet të kërkoni falje më vonë
Lexo po ashtu Guardiola: Mos e kritikoni Haalandin, do të duhet të kërkoni falje më vonë

Mundësia e radhës për Cityn që të rregulloj gjërat do të jetë në Ligën e Kampionëve, ku të mërkurën do të luajnë në udhëtim ndaj RB Leipzig, një kundërshtar i njohur për ekipin anglez dhe për Haaland./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Anglia e nis me fitore në Euro 2024 dhe merr kryesimin e grupit

Përfaqësueset
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024

Përfaqësueset
Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Ronaldinho “shpërthen” ndaj Brazilit: Nuk do t’i shikoj ndeshjet e tyre, shumica janë lojtarë mesatarë

Përfaqësueset
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen

Përfaqësueset
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë

Kombëtarja e Shqipërisë
Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

Ylli i Barcelonës tronditë me deklaratë: Kam menduar ta lë futbollin

La Liga
Kalo në kategori