LAJMI I FUNDIT:

Beyonce ndjek hapat e Taylor Swift ndërsa planifikon të publikojë filmin e “Renaissance Tour” në kinema, pasi Swift grumbulloi miliona

Beyonce ndjek hapat e Taylor Swift ndërsa planifikon të publikojë filmin e “Renaissance Tour” në kinema, pasi Swift grumbulloi miliona

Turneu Botëror i Renaissance së Beyonce po shkon drejt ekranit të madh.

Fituesja e Grammyt, e cila si superylli tjetër Taylor Swift ka mbushur stadiumet anembanë vendit, po i bashkohet këngëtares së “Cruel Summer” për ta kthyer shfaqjen e saj në një ekstravagancë kinematografike, shkruan DailyMail.


Sipas “Deadline”, filmi i koncertit të Beyonce do të mbërrijë në kinema më 1 dhjetor dhe do të përfitojë nga fundjava e festës së Falënderimeve.

Besohet se ekipet përdorën shfaqjet e krijueses së hiteve në qytetin e saj të lindjes, Hjuston, për të xhiruar pamjet.

Artistja e “My Power” nuk e ka njoftuar zyrtarisht publikimin e filmit, por konsensusi është se ajo do ta konfirmojë atë për fansat në koncertin e saj të fundit në Kansas City të dielën.

“Eras Tour” i Taylor është kthyer gjithashtu në një eksperiencë kinematografike.

Filmi, me regji të Sam Wrench, do të dalë në kinema në SHBA më 13 tetor.

Është xhiruar gjatë tre netëve që artistja e “Karma” performoi në stadiumin “SoFi” në Los Angeles.

Sipas “Deadline”, parashitjet për filmin e Taylor kanë arritur tashmë 65 milionë dollarë (61.3 milionë euro).

Hapja e parashikuar është midis 75 (70.8 milionë euro) dhe 125 milionë dollarë (118 milionë euro). /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian,

Pak herë e ka përmendur në BBVA, por Egla Ceno dikur ka qenë pjesë e serialit të njohur italian, "100 Vitrinat"

Magazina

"Më shumë hapem me Borën sesa me Donaldin" – Reagon Bora Zemani pas fjalëve të Romeos

Magazina
Çun Lajçi: Në Pulmologji kur po vdisja nga Covidi, Sali Berisha po më ofronte transfer në Stamboll me shpenzimet e veta

Çun Lajçi: Në Pulmologji kur po vdisja nga Covidi, Sali Berisha po më ofronte transfer në Stamboll me shpenzimet e veta

Magazina
Adelina Ismaili emocionohet në emision, kur i ftuari i tregon se ia ka vënë vajzës emrin e saj

Adelina Ismaili emocionohet në emision, kur i ftuari i tregon se ia ka vënë vajzës emrin e saj

Magazina
Fansat e pyesin se pse i është hequr verifikimi në Twitter, Bebe Rexha: Askush nuk ma ka paguar faturën

Fansat e pyesin se pse i është hequr verifikimi në Twitter, Bebe Rexha: Askush nuk ma ka paguar faturën

Magazina
Këngëtares Taylor Swift i zbërthehet fustani në skenë - vihet në siklet para mijëra fansave në koncert

Këngëtares Taylor Swift i zbërthehet fustani në skenë - vihet në siklet para mijëra fansave në koncert

Magazina
Kalo në kategori