Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 26- vjetorin e protestave studentore dhe në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Ejup Statovci, sot ka vendosur kurora lulesh të freskëta dhe ka bërë homazhe tek varri i tij.
Duke e vlerësuar lartësisht kontributin e profesorit Statovci, pas homazheve kryeministri Kurti tha se ky nderim tek varri i tij tregon se nuk e harrojmë atë datë dhe shtoi se i kemi aq shumë borxh profesor Statovcit i cili Universitetin e Prishtinës e lartësoi edhe në aspektin ndërkombëtar e poashtu edhe atë politiko-shoqëror në kushte tejet të vështira.
Ndërsa, Bujar Dugolli tha se rektori Ejup Statovci ishte në ballë bashkë me studentët dhe një shtyllë e madhe e përkrahjes që e pati lëvizja e studentëve. Nga pjesëmarrësit u përkujtua dhe rektori Kelmendi i cili ishte pasues i rektorit Statovci, gjithashtu dhe veprimtarin e liderin studentor nga Mitrovica Ali Ahmeti për kontributin e dhënë për studentët, universitetin dhe shoqërinë.
Deklarimi i plotë i Kryeministrit Kurti:
“Bashkë me Bujar Dugollin, Driton Lajçin, Hajrullah Koliqin, Ahmet Gecën, Lulëzon Jagxhiun, Jeton Rexhën, Atdhe Hykollin, erdhëm këtu tek varri i profesor Ejup Statovcit, Rektorit të Universitetit të Prishtinës, i cili ishte rektor për gjashtë vite të jashtëzakonshme kur edhe Universiteti i Prishtinës u ringjall ndonëse nën okupim dhe u bë institucioni i cili udhëheqte me rezistencën e atëhershme.
E sot e kemi 26-vjetorin e asaj proteste demonstrate historike të studentëve që i ka aq shumë borxh profesor Ejupit, andaj vendosëm lule të freskëta dhe bëmë nderim tek varri i tij për të treguar se nuk e harrojmë atë datë dhe i kemi aq shumë borxh këtij Profesori e Rektori i cili Universitetin e Prishtinës e lartësoi edhe në aspektin ndërkombëtar, por po poashtu edhe atë politiko-shoqëror në kushte tejet të vështira.
Lavdi veprës dhe jetës së Profesor Ejup Statovcit”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje