“Hija e vetes” duket një term i zakonshëm, por nuk i referohemi kuptimit të parë të fjalës
Termi është krijuar nga psikiatri dhe psikoanalisti Carl Jung.
Pjesët e vetes që duam t’i shtypim ose t’i fshehim fare janë ato që ndryshe njihen si hije. Në vend që njerëzit të mohojnë ekzistencën e “hijes së vetes”, duhen gjetur mekanizmat për të punuar me veten, për të menaxhuar më mirë raportet dhe ndjenjat, qoftë edhe ato negative.
Çfarë është ekzaktësisht “hija e vetes”?
Ky përcaktim i referohet gjërave rreth vetes që ne i shtypim ose nuk na pëlqen t’i pranojmë.
Psikologia Jenn Kennedy shpjegon: “Ne priremi të gjykojmë, kritikojmë dhe turpërojmë veten me mendime të caktuara që dalin jashtë një skeme normale dhe pozitive. Ky është versioni i vetes apo hija që i prezantojmë të tjerëve”, shkruan PureWow.
Psikologët thonë se njerëzit duhet të punojnë në këtë aspekt sepse kjo krijon më shumë tolerancë dhe vetëpranim për pjesët që nuk na pëlqejnë.
Le të supozojmë faktin që kur keni qenë fëmijë ju kanë bullizuar, por si një person tepër i/e ndjeshëm, ju i keni shtypur emocionet dhe nuk jeni përballur me situatën. Duke përqafuar anën tuaj emocionale, pra atë pjesën e hijes së brendshme, ju kësisoj keni punuar ndaj paragjykimeve të të tjerëve, ndonëse nuk i keni dhënë zë emocioneve.
Të punuarit me ‘hijen e vetes’ mund të bëhet në mënyra të ndryshme. Së pari, mund të kërkoni një terapist ose një profesionist të shëndetit mendor, i cili mund t’ju ndihmojë të përvetësoni modele sjelljeje të reja që nxjerrin në pah potencialin tuaj të plotë. Ju mund ta bëni këtë edhe duke reflektuar, medituar, duke shkruar në një ditar, etj., citon Anabel.
Ja disa pyetje që mund t’i shtroni vetes:
▪ Sa ngjaj unë me prindërit e mi në mënyrën si po i rris dhe edukoj fëmijët? Si mund të jem një version më i mirë se ata?
▪ Cilat pjesë të jetës sime më pëlqejnë dhe cilat dua t’i shmang?
▪ Kur ishte hera e fundit që u ndjeva xheloz/e për dikë?
▪ Cilat nga ëndrrat e mia janë të realizueshme dhe cilat të pamundura?
▪ Kur ishte hera e fundit që i fala një gabim vetes?
Të ‘ulesh’ me mendimet negative dhe tiparet që mund të mos na pëlqejnë tek vetja duket e vështirë, por ky është një hap i rëndësishëm drejt përqafimit të hijes sonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A