LAJMI I FUNDIT:

Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, pjesëmarrja e Radoiçiqit e sekuestrimi i pasurisë së tij – lajmi i javës

Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, pjesëmarrja e Radoiçiqit e sekuestrimi i pasurisë së tij – lajmi i javës

E diela e 24 shtatorit e gjeti Banjskën e Zveçanit nën sulmin e një grupi terrorist prej më shumë se 30 personave, të armatosur rëndë e me maska.

Ky grup fshihej në Manastirin e Banjskës, gjersa në sulmin ndaj Policisë së Kosovës mbeti i vrarë polici Afrim Bunajku, ndërkaq u plagos polici Alban Rashiti.

Pas situatës së krijuar Policia e Kosovës i është kundërpërgjigjur grupit terrorist, ku pas një videoje të publikuar u konfirmua edhe pjesëmarrja e nënkryetarit të Listës serbe, Milan Radoiçiq.


Policia e Kosovës kërkoi dorëzimin e këtij grupi por që u kundërshtua, ndërkaq në kundërpërgjigjet ndaj tyre vrau të paktën tre pjesëtarë të grupit.

Kurti: Prej 24 shtatorit, sulmit terrorist ndaj Kosovës asgjë më nuk është e njëjtë
Lexo po ashtu Kurti: Prej 24 shtatorit, sulmit terrorist ndaj Kosovës asgjë më nuk është e njëjtë

Pas disa orësh të sulmit të armatosur, grupi është tërhequr dhe ka ikur në Serbi.

E ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në vazhdimësi ka prezantuar të dhëna lidhur me sulmin e grupit terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Në një video që ai publikoi shihej nënkryetari i Listës serbe, Milan Radoiçiq.


“Kryekrimineli Radojçiq ka qenë udhëheqës i këtij grupi terrorist dhe i sulmit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Kjo është edhe një dëshmi tjetër mbi veprimtarinë e tij terroriste ndaj Republikës së Kosovës. Nënkryetari i Listës Serbe është prijës i sulmit terrorist dhe grupit të terroristëve”, shkruan Sveçla.

Ndërkaq, të mërkurën ministri i Punëve të Brendshme po ashtu bëri të ditur se njëri nga të vrarët në sulmin terrorist është Bojan Mijailoviq, truprojë e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin.

Po të mërkurën pasdite, Sveçla ka vazhduar me prezantimin e provave të reja që sipas tij tregojnë qartë lidhjet zyrtare mes shtetit të Serbisë dhe grupit terrorist që kreu vrasjen e policit Afrim Bunjaku.

Ai këtë herë publikoi një dokument që është vërtetim që ushtria e Serbisë i ka dhënë grupit me rastin e dorëzimit të lansuesit të granatave.

Megjithëse fillimisht nga shteti serb u mohua pjesëmarrja e Milan Radoiçiqit, ishte vetë Radoiçiqi që të premten përmes avokatit të tij pranoi pjesëmarrjen në këtë sulm.

Radoiçiq pranon pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit
Lexo po ashtu Radoiçiq pranon pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit

“Po i njoftoj të gjithë persekutorët vigjilentë të popullit serb, prej Kurtit e te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër, dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time”, ka thënë ai, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Po ashtu, u njoftua edhe për dorëheqjen e tij nga pozita e nënkryetarit të Listës serbe.

E të premten është aktivizuar edhe Prokuroria Speciale e Kosovës, duke i bastisur pronat e personit që ka organizuar sulmet terroriste, Milan Radoiçiq.

Pas bastisjes që u bë në pronat e tij në veri, Prokuroria doli edhe zyrtarisht me njoftim, ku tregoi në detaje për gjërat që ka konfiskuar.

“Pas realizimit të urdhër kontrollit në pronat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësi të provave materiale: Dy automjete mercedes, argjend 4.84 kg, dy motor 4X4, 1 barkë-anije, 7 DVR, dy pllaka antiplumb me dy mbrojtës, tre thika, rutera, dy çelësa të veturave, pesë gëzhoja, një dronë, pesë USB, një kamera GoPro- SSD, një video kamerë me kartelë, një shënjestër optike, një spray, shtatë telefona celular”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Lidhur me bastisjet që u bënë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në reagimin e tij, ministri tha se është e domosdoshme që vatra e krimit të hetohet.

“Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojciq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë.

Lidhur me sulmin e grupit terrorist ka pasur reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare.

Madje, koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën, duke kërkuar tërheqjen e tyre.

E deri tani lidhur me sulmin terrorist ndaj Kosovës tre persona janë në paraburgim, ndërkaq katër të tjerë të arrestuar janë liruar në mungesë të provave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Kalo në kategori