LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Prej 24 shtatorit, sulmit terrorist ndaj Kosovës asgjë më nuk është e njëjtë

Kurti: Prej 24 shtatorit, sulmit terrorist ndaj Kosovës asgjë më nuk është e njëjtë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha sot se nga 24 shtatori, nga sulmi terrorist në veri të vendit i mbështetur nga Serbia asgjë më nuk është e njëjtë.

Kurti këto komente i bëri në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, gjersa tha se nga sulmi qyqar i grupit terrorist u vra polici Afrim Bunjaku e u plagos Alban Rashiti.


Kryeministri tha se grupi terrorist i riorganizuar dhe mbështetur nga Serbia cenoi integritetin territorial e sigurinë tonë kombëtare.

“Prej të dielës që lamë pas asgjë më nuk është e njëjtë. Faktet dolën sheshazi që Serbia po e sponsorizon terrorizmin në veri, u vërtetua e u qartësua për të gjithë…. individë të sanksionuar në listën e zezë të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, të afërt me Vuçiqin, madje aktiv edhe në jetën politike në Kosovë u faktua që janë në krye të këtij organizimi.

Milan Radoiçiqi, nënkryetar i Listës serbe u pa qartë se është në krye të këtij organizimi”, tha Kurti.

Biseda telefonike Kurti - Sullivan, Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e forcave serbe në kufi me Kosovën
Lexo po ashtu Biseda telefonike Kurti - Sullivan, Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e forcave serbe në kufi me Kosovën

Kryeministri më tej shtoi se grupi terrorist kishte ardhur me një skenar të tyre të cilit me sukses iu përgjigj Policia e Kosovës duke i eliminuar tre terroristë, arrestuar disa të tjerë dhe duke vazhduar përndjekjen e atyre që ikën.

Kurti po ashtu tha se Policia e Kosovës tashmë ka vendosur sigurinë dhe paqen në pjesën veriore të vendit tonë, ndërsa ka shpërndarë mbi 100 pako ushqimore që plotësojnë nevojat bazike te banorët serbë që jetojnë në Banjskë.

Kreu i ekzekutivit të Kosovës duke falënderuar qytetarët e Banjskës për qetësinë e tyre, theksoi se gjatë operacionit policor nuk është lënduar asnjë civil.

Ai nga shteti serb kërkoi që ata që ikën tinëzisht malit, të ekstradohen në Kosovë, ndërsa për ndërkombëtarët dy organizatat veriore “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” t’i shpallen terroriste.

“Në Republikën tonë nuk ka vend për terroristë, përveçse para drejtësisë. Ne kërkojmë që ata që kanë ikur tinëz malit e që janë strehuar nga Serbia, të ekstradohen në Kosovë sa më parë. Gjithashtu, organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada e Veriut’ tashmë ka prova e argumente të mjaftueshme të shpallen organizata terroriste edhe nga shtetet tona mike, partnere dhe aleate, ashtu si ne tashmë bëmë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës para 3 muajsh”, vijoi Kurti.

Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij
Lexo po ashtu Nga deklarimi i Milan Radoiçiqit se organizoi sulmin terrorist e deri të sekuestrimi i pasurisë së tij

Duke u ndalur të ruajtja e kufirit, Kurti tha se ekziston një zotim që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojë atje, prandaj kërkojnë që ky vakum të mbulohet nga forcat e NATO-s.

“Vigjilenca dhe gatishmëria jonë në pjesën veriore të Republikës është dëshmuar që nga dita e parë e qeverisjes sonë. Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-s i një pararendësi tim që nuk lejon FSK-në të futet në veri, por kufiri ynë duhet të ruhet. Ky vakum që është atje duhet të mbushet, dhe për këtë jemi duke shtuar bashkëpunimin me aleatët tanë ndërkombëtar e ata praninë e NATO-s, KFOR-it atje.

…Për këtë akt të agresionit të Republikës sonë, Serbia duhet të ndëshkohet ndërkombëtarisht sepse sa herë që ajo nuk është ndëshkuar për krimet e saj, i ka përsëritur ato dhe kjo nuk duhet lejuar”, deklaroi Kurti para delegatëve të LVV-së.

Kurti tha se Kosova është vendi me më së paku kriminalitet në Ballkanin Perëndimor, për dallim nga Serbia ku kriminaliteti është i lartë.

Ai tha se Kosova gjithmonë do të ngadhënjejë ndaj Serbisë sepse “ne kemi Afrimin kurse ata krimin”.

“Krimi i organizuar dhe autokracia politike shkojnë bashkë. Demokracia është liri për qytetarët. Autokracia bëhet liri për kriminelët. Në autokraci kriminalizohet politika dhe politizohen kriminelët. Aq i lartë është kriminaliteti në Serbi sa në vazhdimësi shikohen të eksportohet edhe në shtete përreth, e sidomos tek ne, siç është parë së fundmi madje edhe si terrorizëm.

Ne si Republikë do të vazhdojmë luftën kundër krimit dhe terrorit të sponsorizuar nga Serbia dhe nuk do të lejojmë të cenohet as integriteti, as sovraniteti, as jeta e qytetarëve tanë pa dallim. Kushtetutshmëria, ligjshmëria, rendi publik duhet të mundësojnë liri, liri nga krimi, liri në paqe, liri për prosperitet. Ne do të ngadhënjejmë sepse në kemi Afrimin brenda nesh kurse ata e kanë vetëm krimin”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Për deklaratën e Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm, Deda: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit dhe qeverisë së vet

Për deklaratën e Liburn Aliut se Kosova është shtet i përkohshëm, Deda: I ka bërë dëm Kurtit, Osmanit dhe qeverisë së vet

Politikë
“Kurrë mos u kthefshin”, Peci “mallkon” opozitën, Mushkolaj ia përmend “punësimet familjare” në ministri

“Kurrë mos u kthefshin”, Peci “mallkon” opozitën, Mushkolaj ia përmend “punësimet familjare” në ministri

Lajme
Vuçiq: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE

Vuçiq: Marrëveshja e Ohrit mund të jetë kusht për anëtarësim të Serbisë në BE

Lajme
INTERPOL-i lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

INTERPOL-i lëshon fletarrest për Milan Radoiçiqin

Drejtësi
Haradinaj: Institucionet e rendit dhe ligjit na e kthyen besimin te shteti

Haradinaj: Institucionet e rendit dhe ligjit na e kthyen besimin te shteti

Siguri
Ambasadori gjerman, Rohde: E paimagjinueshme që NATO në Kosovë të sulmohet

Ambasadori gjerman, Rohde: E paimagjinueshme që NATO në Kosovë të sulmohet

Lajme
Kalo në kategori