Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka marrë përgjegjësinë për organizmin e grupit terrorist në veri të Kosovës, i cili më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit sulmoi Policinë e Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti. Në, përleshjen e armatosur të njëjtën ditë forcat policore të Kosovës vranë tre pjesëtarë të grupit terrorist dhe plagosën disa të tjetër.
Pas sulmit ndaj Policisë, rreth 30 serbë, të armatosur rëndë dhe të maskuar u fshehën në manastirin në Banjskë për disa orë, atyre iu kërkua nga Policia e Kosovës që të dorëzoheshin, por ata refuzuan të bëjnë një veprim të tillë ku edhe vazhduan sulmet me armë ndaj policisë, nga gjuajtjet me armë mbetën të vrarë tre sulmues, transmeton Telegrafi.
Prokuroria Speciale e Kosovës vazhdoi hetimet lidhur me sulmet përgjatë këtyre ditëve, ndërsa të premten njoftoi se ka bastisur pronat e personit që ka organizuar sulmet terroriste, Milan Radoiçiq.
Nënkryetari i Listës Serbe kishte në posedim një pasuri të majme, duke filluar nga veturat luksoze, banesat, vilat, etj.
Pas bastisjes që u bë në pronat e tij në veri, Prokuroria doli edhe zyrtarisht me njoftim, ku tregoi në detaje për gjërat që ka konfiskuar.
“Pas realizimit të urdhër kontrollit në pronat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësi të provave materiale: Dy automjete mercedes, argjend 4.84 kg, dy motor 4X4, 1 barkë-anije, 7 DVR, dy pllaka antiplumb me dy mbrojtës, tre thika, rutera, dy çelësa të veturave, pesë gëzhoja, një dronë, pesë USB, një kamera GoPro- SSD, një video kamerë me kartelë, një shënjestër optike, një spray, shtatë telefona celular”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Lidhur me bastisjet që u bënë sot reagoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Në reagimin e tij, ministri tha se është e domosdoshme që vatra e krimit të hetohet.
“Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojciq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë.
Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terroris”, tha ministri.
Pak orë pas bastisjeve, Milan Radoiçiq e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite.
Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviq për publikun nga Beogradi.
“Po i njoftoj të gjithë persekutorët vigjilentë të popullit serb, prej Kurtit e te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër, dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time”, ka thënë ai, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në letër.
Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës është dënuar fuqishëm nga SHBA,BE dhe vendet e rajonit, ndërsa autoritetet në Kosovë janë zotuar se përgjegjësit e sulmeve terroriste do të dalin para drejtësisë.
Dy prej anëtarëve të grupit terroristë janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë në masën e parabugimit prej një muajsh. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tjetër rast tragjik, vritet me thikë një burrë në Prishtinë

Vritet një grua në Prishtinë - Policia jep detaje

Behgjet Pacolli publikon foton e gruas së keshilltarit të tij që u vra në Prishtinë

Pazaret e Fuqive të Mëdha me territoret shqiptare dhe kompromisi për njohjen e shtetit

Kupchan: Nuk do të mjaftojë asgjë më pak se njohja e Kosovës nga Serbia

Ambasadori Hill paralajmëron Serbinë për marrëdhëniet me Rusinë

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Në dy vende, njerëzit shpenzojnë më shumë se sa fitojnë – ja sa para u mbesin në fund të muajit, evropianëve

Dafina Zeqiri mahnit me vokalin teksa këndon ‘live’ në darkën e organizuar nga presidentja Osmani

Visar Ymeri i kërkon falje publike policit Amir Gërguri: Këtë duhet ta bëjë edhe ministrja Haxhiu

Publikohet momenti kur Buci kishte tentuar ta prekte edhe Brikendën

Hamasi ka një kërkesë për Elon Musk, pas vizitës së këtij të fundit në Izrael

Trajneri i Anglisë bëhet viktimë e një mashtrimi ku humbi milionat