LAJMI I FUNDIT:

SHȄMTIA E LUFTȄS

SHȄMTIA E LUFTȄS

Poezi nga: Linda King
Përktheu: Fadil Bajraj

Shëmtia e luftës është
Shëmti e njerëzve që urrejnë
E një race që shpall veten superior
Shëmtia e një feje
që deklaron veten si e vetmja
fe e vërtetë, dhe urren të gjitha të tjerat
Shëmtia e vrasjeve të kryera me gjakftohtësi
prerja e kokave apo qëlluarja me plumba në kokë e të rinjve të lidhur
Shëmtia e trupave të pafajshëm
të fëmijëve dhe qytetarëve
të shtrirë kudo pas bombardimit
Shëmtia e mishit të shqyer
e gjakut të derdhur
e duarve, e shputave e këmbëve që mungojnë
Shëmtia e ndërtesave të bukura të vjetra
të katandisura në rrënoja
Shëmtia e fytyrave të trishtuara
e trupave të lidhura me fashë
e fytyrave të trishta që qajnë te varret e hapura
Shëmtia e ushtarëve tepër të etur
derisa ngarkohen me meshare dhe
rrasin plumba në armët e tyre
Shëmtia e tymit të zi
nga djegia e ndërtesave dhe spitaleve
Shëmtia e arsyeve
pas masakrës
Shëmtia e zemërgurve që urrejnë
e mezi presin të hakmerren
Shëmtia e njerëzve që pasurohen
duke shitur armë, bomba dhe makineri lufte
Kaq shumë SHËMTI
që vazhdon pa arsye dhe zgjidhje
Shëmtia e terroristëve
që çojnë veten në erë
për të vrarë sa më shumë që është e mundur
pavarësisht nga mosha, pafajësia ose raca
Shëmtia e hallexhinjve të ekspozuar
në përpjekje për të gjetur ndonjë vend të ri apo shtëpi
MOS VRIT
MBUSHU MEND MOJ BOTË
KJO DO TËTHOTË ASNJËHERË
ASKUND, NË ASNJË VEND
Gjykimi i shëndoshë na thotë se
të vrasësh një person tjetër ËSHTË GABIM
nuk ke nevojë që Zoti, Moisiu, Muhamedi, ndonjë profet, ndonjë predikues
ndonjë guru apo dikush tjetër të ta thotë se t’ia
MARRËSH JETËN NJË NJERIU
ËSHTË GABIM
është gabim si me bombë, me armë, me raketë
me dron, apo me thikë,
EDHE SA JETË?
EDHE SA SHËMTI?
Edhe sa paragjykime, racionale
Lakmi për para, naftë, thesare,
Drogë apo tokë
Para se njeriu të mund të ndalet
Së përsërituri SHËMTINË?