Porsche Mission X Concept është një nga krijimet më të bukura të markës gjermane në kujtimet e fundit, i ndërtuar për të parë paraprakisht një hiper-veturë tërësisht elektrike që do të shërbejë si pasardhësi shpirtëror i hibridit 918 Spyder.
Shumë shpesh, prodhuesve të veturave u duhen shumë vite për të sjellë automjete të tilla në realitet, por në rastin e Mission X, vendimi për ta ndërtuar atë u mor vetëm në mesin e vitit 2022.
Në krijimin e pasuesit të 918 Spyder, Porsche donte të mbante përmasat sa më kompakte të ishte e mundur, duke siguruar që koncepti të kishte një trashëgimi të dukshme të motorsportit. Porsche jo vetëm që mori frymëzim nga koncepte dhe ide të tjera që ka eksploruar gjatë pesë viteve të fundit, por gjithashtu iu referua veturave të garave 919 Hybrid dhe klasike Le Mans si 917, raporton Car Scoops, përcjell Telegrafi.
Disa nga këta elementë të dizajnit janë të identifikueshëm menjëherë. Për shembull, kupola e xhamit, dyert në stil fluture dhe dritaret “Daytona” marrin frymëzim nga 917 ndërsa fenerët përngjajnë me ato të veturave të garave 906 dhe 908.
Dizajnerët e Porsche shpenzuan gjithashtu kohë të konsiderueshme për të krijuar sipërfaqe të lëmuara dhe të pastra në të gjithë pjesën e jashtme. Ata madje u munduan të shtonin dritat funksionale, shiritat e dritës, shkronjat “E” dhe një buton ndezjeje në brendësi që pulson kur vetura është duke u karikuar.
Interesante, Porsche thotë se vendosi të mos i japë Mission X Concept një brendshme që duket sikur është ngritur direkt nga një veturë garash. Si i tillë, ai i shmanget Alcantara-s që është popullor në vetura si kjo në favor të lëkurës dhe pëlhurave të kundërta.
Porsche ka shumë punë për ta sjellë Mission X në prodhim, duke përfshirë përmirësime në aerodinamikën e tij.
“Duhet të punojmë akoma mbi aerodinamikën”, thotë Michael Mauer, shefi i dizajnit të Porsche. “Ne duhet që të optimizojmë trupin për ta bërë veturën më të shpejtë legale rrugore në Nürburgring Nordschleife. Do të ketë qindra orë rregullim të imët në tunelin e erës.”, vazhdon tutje ai.
Ndër të tjera Mauer shton: “Pjesa e përparme e veturës – duke përfshirë edhe fenerët – është shumë e avancuar në mënyrë estetike, dhe madje edhe interieri është punuar me fare pak modifikim”.
Porsche ende nuk e ka konfirmuar se kur do të dalë në treg vetura e prodhimit me bazë Mission X. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVolkswagen sjell Golfin e ri në autosallonet gjermane, kushton 74 mijë euro
Propozim radikal i ekspertit gjerman të trafikut: Meshkujve t'u jepet patentë shoferi vetëm në moshën 26 vjeçare!
Më në fund Volkswagen po prezanton një Tiguan të ri
Audi prezantoi markën AUDI E - katër unazat janë zhdukur
Ky Mustang i braktisur merr ‘trajtim magjik’ – i kthehet shkëlqimi i dikurshëm
Kush është prodhuesi më i madh i gomave të automjeteve në botë?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian