LAJMI I FUNDIT:

SHBA kërkon nga Mali i Zi ekstradimin e themeluesit të kriptomonedhës Terra

SHBA kërkon nga Mali i Zi ekstradimin e themeluesit të kriptomonedhës Terra

Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë, i njohur si SEC, ka kërkuar nga autoritetet e Malit të Zi ekstradimin e të pandehurin Hyeong Do Kwon, shtetasit korean të akuzuar nga Shtetet e Bashkuara për mashtrim me kriptomonedha.

I akuzuari Do Kwon dyshohet se ka shkaktuar më shumë se 40 miliardë dollarë humbje si pasojë e përmbysjes së kompanisë që themeloi kriptomonedhën Terra.

Ai u arrestua nga policia malazeze në aeroportin e Podgoricës derisa po udhëtonte për Dubai me pasaportë të falsifikuar.


Ndaj tij kishte një urdhër-arrest ndërkombëtar.

Sipas Ministrisë malazeze të Drejtësisë, Komisioni amerikan po ashtu ka kërkuar nga zyrtarët malazezë që deri më 13 tetor të marrin në pyetje të akuzuarin Do Kwon për të përmbushur procedurat civile në Shtetet e Bashkuara.

Komisioni amerikan i Letrave me Vlerë ka ngritur padi ndaj Do Kwon në gjykatën e Nju Jorkut.

Arrestimi i Do Kwon tërhoqi vëmendjen e publikut botëror, pasi ai është një nga personat më të kërkuar që akuzohet për një mashtrim përmes kriptomonedhave. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë

Botë
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump

Amerika
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar

Evropa

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë
Kalo në kategori