LAJMI I FUNDIT:

I bastisën fermën e kanabisit, momenti dramatik kur i dyshuari shqiptar kërcen nëpër çati për t’i shpëtuar policisë britanike

I bastisën fermën e kanabisit, momenti dramatik kur i dyshuari shqiptar kërcen nëpër çati për t’i shpëtuar policisë britanike

Një kriminel i dyshuar shqiptar u përpoq të kapërcente çatinë i veshur me pantofla, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë që po bastiste një fermë rezidenciale kanabisi.

19-vjeçari doli nga dritarja e katit të parë për të shmangur policinë e West Mercia, e cila kishte ndërmarrë një aksion pas një informate. Burri u detyrua të kalonte një pengesë për të shmangur arrestimin, por shumë shpejt u arrestua në një kopsht aty pranë.


Oficerët gjetën 60 bimë të mëdha në shtëpinë në Cofton Hackett, Worcestershire, të cilat vlerësoheshin rreth 50,000 £. Ata mundën të sekuestronin edhe 198 bimë të tjera më të vogla, të cilat mund të kishin vlerën 1000 £ secila.

Oficerët sekuestruan bimë kanabisi së bashku me pajisje kultivimi dhe një sistem elektrik të sofistikuar. Bastisja ndodhi pasi fqinjët ngritën shqetësime për drogën dhe aktivitetin e dyshimtë në zonë.

Një 19-vjeçar shqiptar është arrestuar i dyshuar për kultivimin e kanabisit.

PC Rod Hartwright, nga policia e West Mercia, tha se: “Urdhëri tregon se ne nuk do të tolerojmë drogën brenda komunitetit tonë dhe do të vazhdojmë të veprojmë sipas informacionit që na jepet për drogën. Droga ka një ndikim negativ në komunitetet tona dhe mund të çojë në kriminalitete të tjera të lokalizuara dhe dëmtim dhe shfrytëzim të njerëzve vulnerabë”./TCh

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori