Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se Serbia duhet të sanksionohet e të ndëshkohet ndërkombëtarisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri.
Ai më tej shpjegoi edhe në detaje disa nga armët që u konfiskuan nga Policia e Kosovës më 25 shtator.
M80 zolla – është sistem njëpërdorimshëm antitank i pa dirigjuar prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Slloboda” në Serbi. Kjo armë përdoret kundër automjeteve të blinduara dhe fortifikimeve. Predha mund të prenetoj çelikun deri në 30 centimetra e distanca efektive është deri në 250 metra.
Zastava M93 BGA mitraloz 33 milimetra – është armë automatike lansuese e granatave 30 milimetra, prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Zadtava Arms” në Kragujevc. Përdoret kundër mjeteve lehtë të blinduara dhe ka distancë efektive 1700 metra.
Mina kundër personale, kundër personave – përdorën kundër këmbësorisë dhe janë të dizajnuara të vrasin dhe dëmtojnë personelin gjatë lëvizjes në teren të caktuar.
Predhat e mortajave, minahedhësve 82 milimetra dhe 62 milimetra – janë predha të standardit të vendeve të lindjes ish-vendeve socialiste. Nuk përdoren nga vendet e NATO-s. Mortaja si armë konsiderohet si armë artilerie dhe përdoret për goditje në distanca të largëta 5-8 km.
Eksplozivë plastik, tritol dhe dinamit – që përdoret për shkatërrimin e urave dhe infrastrukturës, gjithashtu përdoret edhe për punimin e mjeteve të ndryshme shpërthyese për shkatërrimin e personelit dhe mjeteve të blinduara.
Troblonë për pushkë M70 – janë granatë shpërthyese që vendoset në armën automatike serbe M70 që ka synim goditjen e trupave të këmbësorisë, personelit, shkruan Telegrafi.
Zastava M84 mitraloz – është armë e këmbësorisë për eliminimin e personelit në distancë dhe mbulimin e trupave me armë të lehta. Kjo armë është prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Zastava Arms” në Kragujevc. Ka qitje efektive deri në 1000 metra.
Zastava M70 – është varianti serb i AK-47, është armë automatike individuale prodhim i Serbisë. Prodhohet në fabrikën shtetërore “Zastava Arms” në Kragujevc, përdoret për asgjësimin e personelit dhe ka distancë efektive të qitjes deri në 410 metra.
Zastava M76 snajper – është armë gjysmë-atumatike për qitje në distancë të largëta. Prodhim i Serbisë, nga fabrika shtetërore “Zastava Arms” në Kragujevc. Ka efekt të qitjes në distancë 800 metra.
Granatat e dorës M75 – armë individuale që përdoren kundër personelit jashtë dhe brenda objekteve, shkruan Telegrafi.
Dronët – fluturake pa pilot, që përdoren për vëzhgim dhe sulme luftarake.
Shumë revole zastava M70 që përdoret si armë individuale për mbrojtje. Kjo armë me shurdhues përdoret për atentate.
“I gjithë ky armatim i konfiskuar është prodhim i Serbisë, erdhi nga Serbia dhe ishte armatim aq i madh për nga lloji dhe sasia për një ushtri të tërë. Fajësimi i Serbisë është i paevitueshme e i pashmangshëm edhe për ata që nuk duan të shohin e të dëgjojnë”, tha Kurti.
Kujtojmë se policia ka njoftuar se mjetet e konfiskuara me 25.09.2023 përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë:
-një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm),
-tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta),
-dy armë të gjata (mitraloza),
-një snajper (black spear 12.7mm),
-një minahedhës (82 mm),
-njëzet e dy armë të gjata (AK 47),
-një automatik (RPZ),
-dy pushkë gjuetie,
-dy armë të shkurta (revole),
-një granatë dore,
-shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47,
-nëntë jelekë antiplumb,
-një radiolidhje,
-tetë çanta ushtarake,
-gjashtë uniforma ushtarake. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rreth 30 familje detyrohen të evakuohen si pasojë e përmbytjeve në Shqipëri
Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin
DPHM: Reshjet e shiut pritet të zgjasin gjatë tërë natës, situata me lumenjtë nuk paraqet rrezik
Sulmi në Banjskë, KFOR: Policia udhëhoqi reagimin e menjëhershëm, ne dhe EULEX-i ishin të gatshëm për mbështetje
Qeveria për deklaratat e Sarrazinit: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Lajçak: Prioritet në rajon, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Kushtetuta e Bosnjës
Gashi: Skandal nëse Ridvan Muharremi nuk do të intervistohej, lidhja e tij me Kurtin përmes restorantit
Vlora në kolaps total, shiu përmbyt rrugët, spitalin dhe qendrën historike
Kurti solidarizohet me popullin e Bosnjës: Të gatshëm t’ju ndihmojmë në çdo mënyrë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Detaje se si Michael Schumacher komunikon me familjarët pas 'paraqitjes së parë publike' në 11 vjet
“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së
Një pajisje përgjimi u gjet në banjën time pas vizitës së Netanyahu, pohon Boris Johnson
Genta Ismajli përfshihet në një aksident me makinë në Amerikë
Policia e Kosovës bëhet me dhjetëra automjete të blinduara
A do të funksionojë bonusi për shoferët në Gjermani, për t'i nxitur ata të blejnë automjete elektrike?