LAJMI I FUNDIT:

Zhvillimet në Kosovë, Lutfiu bën thirrje për unitet të faktorit politik në Luginë: Në këto momente nevojitet maturi e vetëpërmbajtje

Zhvillimet në Kosovë, Lutfiu bën thirrje për unitet të faktorit politik në Luginë: Në këto momente nevojitet maturi e vetëpërmbajtje

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Nevzad Lutfiu ka bërë thirrje për unifikim të faktorit politik në Luginë të Preshevës pas zhvillimeve të fundit në Kosovë.

Lutfiu në një postim në Facebook thekson se në këto momente nevojitet maturi dhe vetëpërmbajtje.

Lexoni të plotë postimin e tij:


Ftesë për unifikim për faktorin politik në Luginë të Preshevës

Në kohën kur partitë politike në Kosovë janë unifikuar për një interes nacional dhe kanë një qasje karshi situatës së fundit, është i pakuptueshëm dhe shumë i dëmshëm debati dhe akuzat mes subjekteve politike në Luginë.

Në këtë moment na duhet maturi, vetëpërmbajtje, dhe nëse ka nevojë ta përmirësojmë njëri-tjetrin.

Neve kemi një problem, diskriminimin dhe shtypjen që na bën Serbia dhe fokusi ynë duhet të konsistoj pikërisht në këto tema.

Andaj, i ftoj pa përjashtim gjithë partitë politike në Luginë të jenë të unifikuar dhe të tërhiqen nga ky diskurs komunikimi që nuk na çon askund!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Departamenti Amerikan i Shtetit shpjegon pse u pezulluan të gjitha fondet e ndihmës

Lajme
Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Pas urdhrit të Trumpit, Ambasada Amerikane njofton institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve mbështetëse

Lajme
A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

A do të ndryshojë diçka në procesin e dialogut me emërimin e Sorensenit emisar? - flasin njohësit e proceseve politike

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e patent-shoferit mes Kosovës dhe Italisë

Lajme
Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Gjykimi për vrasjen në lagjen “Tusus” të Prizrenit, i akuzuari thotë se viktimën e kishte goditur me thikën e vëllait të tij

Drejtësi
Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Si identifikohen dokumentet e falsifikuara dhe cilat janë më të shpeshtat në Kosovë, flet kryeshefi i Forenzikës

Lajme
Kalo në kategori