LAJMI I FUNDIT:

Qeveria aprovon vendimin: Do të rindërtohen shtëpitë e dëmtuara në veri gjatë luftës së vitit 1998/99

Qeveria aprovon vendimin: Do të rindërtohen shtëpitë e dëmtuara në veri gjatë luftës së vitit 1998/99

Duke e filluar me një minutë heshtje, në nderim të rreshterit të Policisë së Kosovës, Heroit të Republikës, Afrim Bunjaku që më 24 shtator ra në krye të detyrës, Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën ka marrë disa vendime.

Në këtë mbledhje Qeveria ka ndarë 50 mijë euro mbështetje për familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe ka miratuar projektligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore, i cili synon rregullimin e procedurave për administrimin e tatimeve në territorin e Republikës së Kosovës.

Qeveria poashtu ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe 16-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Me këtë përbërje:


1. Z. Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues;

2. Znj. Donika Gërvalla – Schwarz, Zëvendëskryeministre e dytë, dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtare;

3. Z. Hekuran Murati, Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve;

4. Z. Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, anëtar;

5. Znj. Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë, anëtare;

6. Z. Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme;

7. Z. Elbert Krasniqi, Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;

8. Z. Bashkim Jashari, Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar.

9. Në Këshill do të dërgojnë nga një përfaqësues:

10. Zyra e Presidentit;

11. Kuvendi i Kosovës;

12. Komuna e Prishtinës;

13. Organizatat e Dala nga Lufta e UÇK-së;

14. Organizatat e Shoqërisë Civile.

Ekzekutivi i ka propozuar Kuvendit të Republikës tre anëtarë vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Poashtu janë ndarë 5 milionë euro për zbatimin e masës mbështetëse për konsumatorë familjarë, në veçanti për konsumatorë në nevojë, në investimin e pajisjeve elektro-shtëpiake efiçiente, duke përfshirë: rrobalarëse, enëlarëse dhe frigorifer.

Janë ndarë 6 milionë euro shtesë për Projektin “Ndërtimi i rrugës Prishtinë – Podujevë.

Qeveria ka miratuar Planin e Dritares së Vetme Kombëtare për Kosovën. Koncepti i Dritares së Vetme konsiderohet si një nga instrumentet më ambicioze për lehtësimin e tregtisë, duke mundësuar digjitalizimin e shërbimeve. Sistemi do të mundësojë komunikim të plotë ndërmjet institucioneve përgjegjëse, duke reduktuar koston dhe kohën për subjektet prodhuese dhe tregtare në Republikën e Kosovës

Ekzekutivi ka ndarë ndarë 1,101,970.68 Euro për kompensimin e Dëmeve natyrore në bujqësi në komunat Deçan, Gjakovë, Graçanicë, Junik, Kamenicë, Malishevë, Prishtinë, Vushtrri, Gjilan, Lipjan, Novobërdë, Skenderaj, Rahovec dhe Podujevë. Mjetet e ndara financiare do të përdoren për kompensimin e dëmeve për 386 fermerët të 14 komunave sipas Raportit plotësues të Komisionit për shqyrtimin e ankesave për demet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore në bujqësi për vitin 2022, në shumën e dëmeve prej 82% për secilin fermer.

Qeveria poashtu ka aprovuar vendimin për rindërtimin dhe renovimin shtëpive individuale për familjet të cilave u janë dëmtuar shtëpitë gjatë periudhës kohore 1998-1999.

“Bazuar në situatën e gjendjes faktike të familjeve në Veriun e Republikës se Kosovës, dhe sipas Raportit të Komisionit Vlerësues të Komunës së Mitrovicës mbi dëmet e shkaktuara të luftës gjatë viteve 1998/99, është marrë vendimin për vazhdimin e projektit për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive të dëmtuara gjatë asaj periudhe kohore”, ka thuhet në njoftimin e Qeverisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori