LAJMI I FUNDIT:

Leonardo DiCaprio në lidhje serioze me Vittoria Cerettin, pasi modelja italiane është bërë e dashura e tij e 18-të

Leonardo DiCaprio në lidhje serioze me Vittoria Cerettin, pasi modelja italiane është bërë e dashura e tij e 18-të

Leonardo DiCaprio thuhet se po bëhet serioz me modelen 25-vjeçare Vittoria Cerettin.

Aktori 48-vjeçar i “Killers of the Flower Moon”, i njohur për braktisjen e të dashurave pasi mbushën 26 vjet, është parë në disa takime në SHBA dhe jashtë saj muajt e fundit, shkruan DailyMail.


Tani një burim ka thënë se ata po njihen me njëri-tjetrin në një “nivel më të thellë”.

Një burim i brendshëm tha për “Page Six”: “Ata kanë kaluar mjaft kohë së bashku gjatë muajve të fundit dhe po kënaqen duke e njohur njëri-tjetrin më thellë.”

Leo dhe Vittoria u panë për herë të parë në publik gjatë një daljeje në klub në Ibiza, Spanjë, më 9 gusht.

Ata u panë në një video të siguruar ekskluzivisht nga “Page Six” duke u puthur dhe festuar së bashku në klubin elektrizues “Hï Ibiza” dhe disa javë më vonë u nisën për në Kaliforni.

Foto: Screenshot

Një dëshmitar okular i tha “Page Six” se ata vunë re një ‘vibe’ mes të dyve gjatë takimit, duke shtuar: “Mënyra se si po flisnin me njëri-tjetrin… ju mund ta ndjenit energjinë.”

Dyshja u panë gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar në festën e “Vogue World: London” javën e kaluar.

Një burim i tha “Page Six”: “Leo dhe Vittoria po bisedonin dhe kërcenin së bashku gjithë natën.

“Në pamje të parë, romanca e tyre është shumë më tepër se një njohje kalimtare.”

Një tjetër burim i brendshëm tha se Leo e ka mbështetur Vittorian jashtë vendit ndërsa ajo ecte në pasarelat në “Javën e Modës” në Milano.

Leo ishte për herë të fundit në një lidhje afatgjate me aktoren Camila Morrone, 26 vjeçe, por ata u ndanë në gusht 2022 pas katër vitesh së bashku.

Më pas ai ishte i lidhur me supermodelen Gigi Hadid, 28 vjeçe, përpara Vittoria. /Telegrafi/

Foto: Screenshot