Dibranët dukshëm kanë ulur interesimin për sigurimin e drurit për ngrohje që ka të bëj me sezonin e ardhshëm dimëror. Në krahasim me vitin që kaloi, sipas të dhënave të njësisë “Stogova”, e cila është pjesë e ndërmarrjes shtetërore “Pyjet e Maqedonisë së Veriut”, ulja e interesimit ka të bëjë me orientimin e një pjese të dibranëve që gjatë dimrit të sigurojnë ngrohje me pelet ose rrymë elektrike. Kjo ndodh sepse çmimet të druve për ngrohje nuk kanë lëvizë.
Drejtori i njësisë “Stogova” në Dibër, Rami Lata për gazetën Koha thotë se deri tani me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, interesimi për sigurim in e druve për sezonin dimëror është më i ulët për 20 për qind.
“Vitin e kaluar deri në muajin gusht për kërkesat e qytetarëve dhe institucioneve bëmë plasmanin të mbi 12 mijë kubikëve dru për ngrohje. Këtë vit në të njëjtën periudhë janë shitur afro 10 kubik dru”, thotë drejtori Lata dhe shton se me të gjithë amvisëritë dhe institucionet me të cilët kishim kontrata, ata janë realizuar tërësisht. “Realizimi i porosive është qind për qind dhe jemi të kënaqur nga aktivitet që kanë bë punëtorët e njësisë thonë këtu. Kur jemi tek realizimi i kontratave, të potencojmë faktin se në kohë drutë i kanë marr edhe pensionistët dibran. Një pjesë e mirë e pensionistëve me qëllim që të mos kenë probleme financiare duke marr parasysh pensionet e ulëta, me vite paguajnë drutë me këste”, thotë ai.
Në Shoqatën e Pensionistëve thonë se kjo është një ndihmë e madhe për pensionistët e veçmas për ata të cilët kanë pensione të ulëta. Drejtori Rami Lata thotë se plasmani i druve në familjet e pensionistëve gjithmonë ka patur prioritet. Kështu është edhe këtë vit. Ai sqaron se falë kohës shumë të mirë për eksploatimin e druve, punëtorët të njësisë Stogova pranë ndërmarrjes shtetërore “Pyjet e Maqedonisë”, plasmani i druve është në nivel.
Por, normalisht edhe pse aktualisht ka një ulje të interesimit për dru për ngrohje, presim përmirësim të situatës. Kemi sasi të mjaftueshme të druve dhe përveç plasmanit të druve që bëhet deri në shtëpitë e konsumatorëve. sasi të mjaftueshme të drurit ka edhe në depot e njësisë tonë Stogova në Dibër, thotë drejtori Rami Lata.
“Një kubik dru të klasit të parë aktualisht shitet për 2850denarë. Nëse transporti bëhet deri në shtëpitë të klientëve çmimi është 3200 denarë. Është një çmim shumë më i ulët se çmimi i drurit që shitet në qytete të tjera të vendit”, thotë Lata.
Duhet të potencojmë edhe faktin se duke marrë parasysh pranim të rezervave të mjaftueshme të drurit, drurin e plasojmë edhe në komunat e tjera. Normalisht me çmimet të njëjta, gjë që rrit interesimin e plasmanit të druve në komunat fqinje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Sonte tërmet në Maqedoni
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit