Ndërsa kanë mbetur disa ditë për të miratuar buxhetin e ri të qeverisë amerikane, përplasjet mes republikanëve rrezikojnë funksionimin e plotë të qeverisë federale.
Përpjekjet e së dielës mes grupeve të ndryshme të republikanëve duket se nuk kanë patur sukses në arritjen e një marrëveshjeje për miratimin e një buxheti afatshkurtër deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për buxhetin vjetor të qeverisë amerikane.
Kongresi nuk ka arritur të pajtohet për asnjë nga 12 pikat e shpenzimeve për financimin e programeve federale për vitin fiskal që fillon më 1 tetor.
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, do të përpiqet këto ditë që të gjejë konsensus për katër projektligje të buxhetit, ku përfshihet financimi për ushtrinë amerikane dhe organet e sigurisë kombëtare.
Zoti McCarthy shpreson se kjo do të ndikojë pozitivisht tek konservatorët e vijës së ashpër për të gjetur një gjuhë të përbashkët për buxhetin fiskal.
Ligjvënësi republikan, Michael McCaul i cili kryeson Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, i bëri thirrje grupit të vijës së ashpër që të ndalojnë bllokimin e miratimit të projektpropozimeve të mbështetura nga republikanët.
“Republikanët duhet të votojnë për projektligjet republikane” për të shmangur mbylljen e pjesshme të qeverisë”, tha zoti McCaul në emisionin “This Week” të kanalit televiziv ABC.
Por disa nga republikanët e vijës së ashpër, të cilët kërkojnë shkurtime të thella të shpenzimeve që kalojnë përtej një marrëveshjeje të miratuar në fillim të këtij viti, nuk treguan asnjë shenjë se po ndryshonin qëndrimin.
“Buxheti i përkohshëm nuk e zgjidh problemin”, tha ligjvënësi republikan Tony Gonzalez për emisionin “Face the Nation” të kanalit televiziv CBS News.
Në qershor, Presidenti Joe Biden arriti një marrëveshje me zotin McCarthy për rritjen e tavanit të huamarrjes, e cila u nënshkrua në ligj nga Presidenti, dhe kërkon rreth 1.5 trilion dollarë shkurtime shpenzimesh gjatë 10 viteve të ardhshme.
Republikanët e vijës së ashpër kërkojnë shkurtime më të thella, me rreth 120 miliardë dollarë shkurtime shtesë vetëm për vitin e ri fiskal, gjë që mund të ndikojë tek programe që variojnë nga arsimi dhe mbrojtja e mjedisit deri tek hulumtimet mjekësore. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri – Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago – aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Babai vret të birin pesëvjeçar dhe të bijën dyvjeçare - pastaj kryen vetëvrasje në Neumark të Gjermanisë

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe