LAJMI I FUNDIT:

Blero thotë se nuk ka kohë për dashuri: Nga 15 orë po i kaloj në studio

Blero thotë se nuk ka kohë për dashuri: Nga 15 orë po i kaloj në studio

Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ka kohë që nuk ka qenë shumë aktiv me projekte muzikore.

Megjithatë, ai nuk ka qenë larg punës pasi tash e sa kohë ka punuar intensivisht në sjelljen e një shfaqje muzikore.


Bëhet fjalë për një përmbledhje hitesh të tij, të cilat do të vijnë në një format më të veçantë dhe të riokrestruar.

“Kanë me qenë rreth 10 këngë të miat të cilat i kam zgjedhur t’i bëj në atë format, të cilat janë të njohura për publikun. Dhe kur kam filluar me këtë ide, i kam përzgjedhur edhe producentët edhe njerëzit e tillë të cilët e kanë përmbushur muzikalisht anën time profesionale. Ku me të vërtet po shkon puna shumë më lehtë se sa kam menduar unë sepse edhe atyre u kishte munguar ajo pjesë, kjo energjia e re”, tha këngëtari.

Blero (Foto: Prive)

Duket se puna intensive nuk e ka lënë atë që të gjej kohë për përkushtim në jetën private apo gjetjen e një dashurie të re.

E si arsye për këtë angazhim të tepërt, Blero tha për emisionin “Prive” se sa herë që nuk është me vajzën e tij, Tarën, është i në studio duke punuar.

“Jam i fokusuar veç kah muzika, absolutisht. Me thënë të drejtën pothuajse 15 orë në studio rri, kështu që kur nuk jam me vajzën, jam në studio duke punuar”, tha Blero.

Këngëtari mitrovicas përndryshe pak muaj më parë ishte raportuar se kishte nisur një lidhje të re pas ndarjes nga Afrona, por që më pas ishte ndarë edhe nga e dashura tjetër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Lotina publikon videon ku tregon momentet romantike me Mozzikun

Lotina publikon videon ku tregon momentet romantike me Mozzikun

Magazina
Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Xhensila ndan foto prej pushimeve me fëmijët, mungon Bes Kallaku

Magazina
Ylli i Anglisë, Phil Foden bëhet baba për herë të tretë, u largua nga kampi përkohësisht për të udhëtuar në Britani

Ylli i Anglisë, Phil Foden bëhet baba për herë të tretë, u largua nga kampi përkohësisht për të udhëtuar në Britani

Magazina
U raportua se nuk flasin dhe se Mozzik ia bëri ‘unfollow’ – Efi sqaron të vërtetën për raportin me reperin

U raportua se nuk flasin dhe se Mozzik ia bëri ‘unfollow’ – Efi sqaron të vërtetën për raportin me reperin

Magazina
I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

I lumtur në krah të Ilnisës, Meritoni sjell një fotografi të tyre nga pushimet

Magazina
Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury - BBC me lëvdata të mëdha për artisten shqiptare

Dua Lipa shkruan histori në Glastonbury - BBC me lëvdata të mëdha për artisten shqiptare

Magazina
Kalo në kategori